Lajme Zone
Apeli lehtëson masën për protestuesin Klevin Metaj, i cakton detyrim paraqitjeje! I riu kallëzim penal ndal policëve
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli lehtëson masën për protestuesin Klevin Metaj, i cakton detyrim paraqitjeje! I riu kallëzim penal ndal policëve

Metaj ishte lënë më herët në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi u ankimua nga avokatët e tij, Gentian Sejrani dhe Taulant Asllanaj, ndërsa Apeli vendosi ta zëvendësojë masën me “detyrim për t’u paraqitur”.

Studenti Klevin Metaj, i arrestuar gjatë ditëve të para të protestave studentore në Tiranë kundër qeverisë Edi Rama, është liruar nga arresti në shtëpi. Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke vendosur që të paraqitet një herë në muaj pranë organit përkatës. Metaj ishte lënë më herët në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi u ankimua nga avokatët e tij, Gentian Sejrani dhe Taulant Asllanaj, ndërsa Apeli vendosi ta zëvendësojë masën me “detyrim për t’u paraqitur”. Lajmin e bëri të ditur avokati Gentian Sejrani, i cili njoftoi gjithashtu se është regjistruar një kallëzim penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit për mënyrën se si pretendohet se është trajtuar studenti. LEXO EDHE:Të gjithë ‘sy e veshë’ nga Asambleja e PS të shtunën! Rama përballë çështjeve të ‘nxehta'; Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri Reagimi i plotë i avokatit Gentian Sejrani: “Së bashku me kolegun, Av. Taulant Asllanaj, përfaqësuam Klevin Metajn në Gjykatën e Apelit, pas ankimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’. Sot, Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin, duke caktuar ndaj Klevin Metajt masën e sigurimit ‘detyrimi për t’u paraqitur një herë në muaj pranë organit përkatës’. Ndërkohë, është regjistruar edhe kallëzimi penal ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, lidhur me trajtimin degradues dhe çnjerëzor të ushtruar ndaj tij.” U.D U.D Shqiptarja.com TAG: Klevin Metaj protestat kunder qeverise Tirane edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.6% Të gabuar 24.5% Nuk e di 2.9% Vota total: 1483 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?