Lajme Zone
Apeli i GJKKO shtyn për nesër vendimin për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli i GJKKO shtyn për nesër vendimin për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit lidhur me ankimin e Ergys Agasit ndaj masës së sigurisë “arrest në burg”.

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për nesër shpalljen e vendimit lidhur me ankimin e Ergys Agasit ndaj masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjatë seancës, gjyqtari Florjan Kalaja ka dëgjuar palët, avokatin mbrojtës, vetë Ergys Agasin, si dhe prokurorët e SPAK. Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për ankimin do të shpallet të martën, në orën 13:00. Ergys Agasi kishte ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.