Lajme Zone
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO kundër rregullores së re, rrëzohet vendimi i Dhomës së Avokatisë! Prej 2 muajsh zvarriteshin seancat
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO kundër rregullores së re, rrëzohet vendimi i Dhomës së Avokatisë! Prej 2 muajsh zvarriteshin seancat

Nuk do të zgjasë më bojkoti i seancave në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar nga ana e avokatëve, në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së nuk do të zgjasë. Gjykata administrative e Apelit pezulloi vendimin e marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Deri sa të shprehet me një vendim përfundimtar, Gjykata pranoi sigurimin e padisë së bërë nga Shoqata e Avokatëve Anti-korrupsion, e cila kundërshton bojkotin.

Në betejën e gjatë me GJKKO-në, prej gati 50 ditësh, Dhoma Kombëtare e Avokatisë mori një goditje nga brenda radhëve të saj. Bojkoti i nisur që prej 9 shtatorit në një shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së hartuar nga kryetari I kësaj Gjykate Erion Bani, nuk do të mund të vazhdojë më. Gjykata administrative e Apelit vendosi sot të pranojë kërkesën për sigurim padie, të bërë nga Shoqata e avokatëve Antikorrupsion të drejtuar nga Ndue Pjetra, e cila ka dalë kundër bojkotit dhe sanksioneve, deri me heqjen e licencës, për mbrojtësit ligjorë që e thyenin atë. Derisa vendimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë të shqyrtohet në themel, efektet e tij pezullohen menjëherë. Sipas shoqatës e cila e çoi çështjen në Apelin e Administrative, Dhoma e Avokatisë ka tejkaluar kompetencat në shkelje të ligjit, ka marrë një vendim jo proporcional, duke rrezikuar përmes bojkotit, mbetjen pa mbrojtje juridike të personave të privuar nga liria. Ndërsa sanksionimi disiplinor i avokatit, cenon pavarësinë e tij, vlerëson shoqata. LEXO EDHE:U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor! S’kam dhënë pëlqimin Bojkoti i seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nisi pak ditë pas në GJKKO hyri në fuqi një rregullore e re, për të cilën drejtuesi i saj nuk ishte konsultuar me asnjë nga palët e inetersuara. Avokatët ngritën shqetësimin se dokumenti cënonte veprimtarinë e tyre në mbrojtjen e klientit, duke veçuar pamundësinë për të mbajtur telefonin celular gjatë seancës. Në mungesë të një përgjigjeje dhe një reagimi nga GJKKO-ja avokatët e përshkallëzuan protestën e tyre, duke e shtrirë bojkotin edhe mbi seancat për masat e sigurisë. Në asnjë rast, Gjykata nuk u përpoq që të gjente ura komunikimi e dialogu me avokatët. Në të kundërt, ajo aplikoi gjoba të rënda ndaj tyre, ndërsa dështoi të përfshinte avokatët kryesisht, apo dhe ata të Zyrës së Ndihmës Juridike. Së fundmi, GJKKO-ja vendosi, si në rastin ndaj ish presidentit Ilir Meta, që procesi të vijonte dhe pa praninë e avokatit. Rregullorja e GJKKO-së është kundërshtuar me forcë dhe nga komuniteti I gazetarëve shqiptarë e shoqatat ndërkombëtare, për shkak të pengesave të shumta dhe frymës censuruese që e bëjnë të pamunduar për gazetarët që të mbulojnë veprimtarinë e kësaj gjykate. U.D / R.Xh Shqiptarja.com TAG: GJKKO Ilir Meta erion veliaj dhoma e avokatise gjykata administrative e apelit rregullorja e GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.1% Jo 22.8% Nuk e di 3.1% Vota total: 3827 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?