DURRES-Teksa në sallën e Këshillit Bashkiak zhvillohej mbledhja per Territorialen, jashtë qytetarët e prekur nga projekti TID dolën në protestë. Janë banorë të qendrës që vazhdimisht kanë protesuar kundër TID, ndërsa këtë herë e radikalizuan protestën, duke hedhur vezë në drejtim të godines se bashkise. Po keshtu vezet u hodhen dhe ndaj makinës së kryebashkiakes, Emirjana Sako. Transformimi i Integruar i Durrësit (TID) synon rijetëzimin e zonës historike dhe krijimin e një hapësire të integruar arkeologjike dhe turistike, që përfshin zonën e Amfiteatrit dhe Bulevardin Epidam. Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, vlerën e kompensimit dhe procedurat e ndjekura për shpronësimet. LEXO EDHE:Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët e Mesulit, Kimezës dhe Kalivarës kërkojnë shfuqizimin e lejeve për këtë koncesion Në emër të protestuesve, Rita Kazazi i bëri thirrje juristes së Bashkisë, Almeida Roshi, që të marrë pjesë në seancat gjyqësore në Gjykatën Civile për çështjen e banesave të prekura nga projekti. Ndërkohë, në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak nuk ishte projekti TID por Reforma Territoriale. Edhe pse Durrësi nuk preket nga reforma, Kuvendi u ka kërkuar të gjithë këshillave bashkiak të shprehin mendim në parim. Opozita braktisi sallën e mbledhjes, teksa këshilltarët e majtë votuan pro Territoriales që pritet të kalojë të enjten në Parlament. R.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: veze Emirjana Sako Durres TID Durres proteste Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.9% Nuk e di 6.7% Vota total: 3187 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
