Lajme Zone
Anulohen fluturimet Itali-Shqipëri/ TIA, njoftim të rëndësishëm për pasagjerët
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Anulohen fluturimet Itali-Shqipëri/ TIA, njoftim të rëndësishëm për pasagjerët

Tensionet e para kanë nisur në protestën në kryeqytet pran...

Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.

Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.

Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.