Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin, pasi ajo kishte ankimuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ të vendosur më herët ndaj saj, është shtyrë për nesër në orën 13:00. Hyseni nuk u paraqit vetë në Apelin e GJKKO-së, por u përfaqësua nga avokati i saj. Më herët është zhvilluar edhe seanca për masat e sigurisë për Embro Sulejmanin, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit dhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, të cilët dyshohet se janë pjesë e dosjes së Vlora Hysenit. Sulejmani dhe Kalluçi kanë ankimuar masat e sigurisë ‘arrest me burg’ të vendosura më herët nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme. LEXO EDHE:Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore! Ndreca: Kallëzim, Gogu shkeli ligjin me takimin! Shtyhet gjyqi Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga ‘arrest në burg’, në ‘detyrim për t’u paraqitur’ dhe ‘ndalim për dalje jashtë shtetit’. Embro Sulejmani, është përfaqësuar nga avokatët Andi Skënderi dhe Ajola Prençi, ndërsa vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja. Ndryshe ka vendosur Apeli për Fatjon Kalluçin, për të cilin nuk e ndryshoi masën, por e la në ‘arrest në burg’. Kujtojmë se ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ ankimoi masën pa mbushur ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. SPAK dyshon se Hyseni ka bashkëpunuar me Ergys Agasin, i cili është arrestuar më herët për çështjen e AKSHI-t, duke e pajisur këtë të fundit me të dhëna që përbëjnë sekret shtetëror. R.Xh A.Hl Shqiptarja.com TAG: GJKKO SHISH Fatjon Kalluci Embro Sulejmani vlora hyseni Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento dallaverja: 03/11/2026 13:45 Plaseni ne burg edepsizen... Përgjigju Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48.4% Veliajn 31.7% Asnjërin 19.9% Vota total: 186 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

