Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e Erion Veliajt i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit. Mbrojtja paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë teksa arsyeton se Veliaj nuk ka përbërë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maksim Haxhia që mbron Ajola Xoxën, dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër. Në dy seancat me objekt të njëjtë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca. Për Veliajn dhe avokatët e tij, pezullimi i afateve është antikushtetues, janë shprehur ata më herët. LEXO EDHE:Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj Seancat u zhvilluan dy javë përpara se Gjykata e Lartë të shprehet mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu për rishqyrtim çështjen e masës së sigurisë për kryetarin e Tiranës. Avokatët kërkojnë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se pezullimi i afateve të paraburgimit cenon të drejtat individuale dhe mban në qeli persona që nuk kanë asnjë përgjegjësi për vonesat. Qëndrimi në paraburgim njehsohet me një ditë e gjysmë burg, duke patur kështu ndikim të drejtpërdrejtë më pas në përllogaritjen e vuajtjes së dënimit përfundimtar. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/Shqiptarja.com TAG: arrestimi i erion veliajt apeli i gjkko gjyqi per dosjen Veliaj erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
30 Gusht, 11:16
Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.5% Nuk e di 3.5% Vota total: 3928 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

