Lajme Zone
Ankimoi dënimin me 1 vit burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ankimoi dënimin me 1 vit burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për kundërshtimin ndaj dënimit të tij me 1 vit burg nga Apeli. Sipas arsyetimit, procesi ligjor ka qenë i rregullt, ndërsa Kushtetuesja shprehet se dënimi përbën ndërhyrje në lirinë e shprehjes.

Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg për dosjen “Babale” nuk u bë në cenim të Kushtetutës, thotë Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë për ish deputetin këtë të premte. Kushtetuesja ndalet në dy aspekte, te procesi ligjor dhe lirisë së shprehjes. LEXO edhe...Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’ Procesi ligjor i ndjekur ndaj Salianjit thotë gjykata, ishte i rregullt, ndërsa sa i takon aspektit të lirisë së shprehjes Jushtetuesja pranon se vendimi i Apelit përbën ndërhyrje në lirinë e shprehjes, por sipas saj, kjo ndërhyrje është bërë për një qëllim legjitim dhe në proporcion të drejtë. Salianji u dënua me 1 vit burg në shtator të vitit 2024 duke u shpallur fajtor për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Ai e çoi çështjen në Kushtetuese nga burgu i Fierit ku vuante dënimin dhe kërkoi shfuqizimin e vendimeve gjyqësore duke i cilësuar ato si të papajtueshme me Kushtetutën dhe me prapavijë politike. Salianji e përfi dënimin vitin e shkuar, por ai i kushtoi humbjen e mandatit të deputetit. Më 29 shtator, kur Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën, Salianji ‘paralajmëroi’ se vendimi për rrëzimin e saj ishte marrë. Ish-deputeti demokrat deklaroi gjithashtu se pas kësaj, do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Strasburgut. P.J/ReportTv.al ervin salianji gjykata kushtetuese dosja babale Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 2957 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?