Kryeministri, Edi Rama në një dalje në rrjetet sociale ka komentuar pasqyrën e re administrative, pasqyrën Albania. Kryeministri është shprehur besimplotë mbi këtë platformë të re, duke e cilësuar si një mjet përmirësimi të marrëdhënieve mes qytetarit dhe administratës.
Rama ka bërë dhe një paralelizëm të goditur duke e krahasuar ankesën apo çdo mesazh të ardhur në pasqyrën e krijuar si një pako dërgese postare të kompanisë DHL.
Me këtë ai ka dashur të nënkuptojë se ankesa do të mund të ketë gjurmueshmëri, nuk do të humbas dhe nëse nuk i jepet zgjidhje atëherë do të meret me fajtorët në administratë, duke i dërguar një mezash të drejtpërdrejt çdo punonjësi të administratës që duhet ta trajtojë punën me rigorozitet maksimal.
Kryeministri ka thënë se i gjithë sistemi do të bazohet në inteligjencën artificiale dhe burokracia do të marrë fund. “Ideja për pasqyrën lidhet me atë zotim tjetër në kuadër të pasqyrës Albania, ku t'i vemë në dispozicion qytetarëve një platformë ku mund të shohin çfarë bëhet ne zonën e tyre me investimet. Për shembull, një qyterar nga Vlora mund të shoh cfarë po ndodh me fondet në zonën e tij, në çfarë niveli është projekti. Kështu, mund të ballafaqohet vetë qytetari dhe të shoh se çfarë po bëhet me investimet.
Jemi në thembrën e akilit që ju thash.
Kam bërë zotimin që çdo ankesë do ta kthejmë në një pako DHL-je. Siç nisim një pako dhe shohim ku është , këtë do të bëjmë me ankesën, dërgesën.
Do i japim mundësi dhe shkallës së hierarkisë për të parë se ku ngec ankesa, ku ngec pako. Nuk mund të kemi më diskutime a u dha përgjigja apo jo. Dhënien e përgjigjes duhet ta mbajmë përparësore.
Nga ana tjetër kjo ka një alert dhe çdo ankesë ka një kod të veçantë. Kjo është ecuria. Ky është mjeti që na jep në dispozicion teknologjia.
Jo arroganca, jo po korrupsioni, jo po administrata.
Me këtë mjet qytetari fuqizohet duke patur në kontroll ankesën e tij dhe administrata vendoset me shpatulla prej muri kur nuk është përgjigjur në kohë apo kur dërgesa apo ankesa e qytetarit ka humbur në atë oqeanin e burokracisë.
Kemi dhe Flamingo Mirrors për çështjet që marrin një vëmendje të veçantë, projektet publike për këdo që ka interes të shoh diçka dhe është një pasqyrë për dezinformimin apo një pasqyrë për mirëinformimin.
Të gjitha institucionet do të jenë këtu. Përmblidhen në pasqyrën e një telefoni apo kompjuteri. Kjo e bën më të mirë marrëdhënien mes qytetarit dhe administratës dhe e ekspozon administratën.
Dhe e-Albania është brenda në pasqyrë, çdo gjë është në e-Albania. Trajton agjentët e inteligjencës artificiale. Kërkohet stërvitje, kohë.”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

