Lajme Zone
Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 2900 euro! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 2900 euro! 8.2 milionë eurot do të dalin nga fondi rezervë i buxhetit

Efekti financiar prej 740 milionë e 80 mijë lekësh për shpërblimin e efektivëve të angazhuar në ruajtjen e rendit gjatë protestave të dhunshme, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2026.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të 2 750 punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët do të përfitojnë 2 900 euro, për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave të dhunshme që po zhvillohen këto ditë në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit. Vendimi u paralajmërua mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama dhe për këtë qëllim do të shtohet me 740 milionë e 80 mijë lekë (rreth 8.2 milionë euro) buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Efekti financiar prej 740 milionë e 80 mijë lekësh që ka shpërblimi i efektivëve, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2026. Vendimi ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të përcaktuar listën emërore të punonjësve përfitues, bazuar në dokumentacionin përkatës, si dhe për të kryer procedurat për dhënien e shpërblimit. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme/ Eksperti Basha: Dyshohet se i organizon ‘Antifa’, njëjtë si në gjithë Europën! S’duhet t’i lëmë maskat të djegin Shqipërinë Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. Njoftimi i Qeverisë: Vendim për dhënie shpërblimi punonjësve të policisë së shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e ministrisë së punëve të brendshme, miratuar për vitin 2026 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike. 2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh. 3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026. 4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit. 5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise proteste dhuna keshilli i ministrave policia e shtetit qeveria vkm Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Qytetari X: 19/10/2026 20:59 Uroj ti shpenzoni tek Onkologjiku Përgjigju Bisha: 19/10/2026 21:17 Duhen ato pak ilace qe kane atje per hallexhinjte or tej, jo per kta. Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7530 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?