Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Anëtarësimi në BE/ Vendet anëtare japin dritën jeshile për mbylljen e Kapitullit 20, Rama: Forcohet perspektiva e Shqipërisë për investime, inovacion dhe punësim


Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria po avancon drejt objektivit historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Europian për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia për Media dhe Informim sipas së cilës, komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER) ka miratuar zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor në Luksemburg, ku pritet të formalizohet ky hap në procesin e integrimit europian. Kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria po avancon drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. LEXO edhe...The European Commission encourages financial integration: The advantage of a 100% Digital Bank “Shqipëria mbyll Kapitullin e Katërt, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkroi kryeministri. Kapitulli 20 përqendrohet te politikat për zhvillimin e sipërmarrjes dhe industrisë, me synim krijimin e një mjedisi më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm për biznesin. Ai përfshin mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e klimës së investimeve dhe forcimin e kapaciteteve të ekonomisë shqiptare për t'u integruar në Tregun e Vetëm Europian. Pjesë e këtij kapitulli janë edhe politikat për digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe rritjen e produktivitetit të sektorit privat. Me formalizimin e mbylljes më 13 tetor në Luksemburg, Kapitulli 20 do të bëhet kapitulli i katërt që Shqipëria mbyll përkohësisht brenda tre muajve, pas Kapitullit 25 për Shkencën dhe Kërkimin, Kapitullit 26 për Arsimin dhe Kulturën dhe Kapitullit 30 për Marrëdhëniet me Jashtë. Lajmi në përditësim U.D/E.H/ReportTv.al kapitulli 20 edi rama BE integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 2957 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?