Tre kapituj të tjerë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian po shkojnë drejt mbylljes. Shqipëria është pika e tretë në rendin e ditës të mbledhjes së Grupit të Punës për Zgjerimin, të njohur si COELA. Burime bëjnë me dije se vendet anëtare do diskutojnë qëndrimet për kapitullin 7, që mbulon të drejtën e pronësisë intelektuale, kapitullin 6 për të drejtën e shoqërive tregtare dhe kapitullin 13 për peshkimin dhe akuakulturën. Pas diskutimeve në grupin e punës, çështja e mbylljes së tre kapitujve kalon në COREPER, ku takohen ambasadorët e 27 vendeve anëtare pranë BE-së. Ata përgatisin opinionin që duhet të marrë miratimin unanim të vendeve anëtare në Këshillin e BE-së. Më pas, mbyllja e përkohshme e kapitujve formalizohet në Konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. LEXO EDHE:Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE-në, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj Shqipëria ka mbyllur deri tani përkohësisht katër kapituj. Udhërrëfyesi i Komisionit Europian parashikon që nga 31 kapitujt e mbetur, gjashtë të mbyllen deri në fund të këtij viti, dhjetë në gjysmën e parë të vitit 2027 dhe 15 në gjysmën e dytë. 6 Kapitujt që duhet të mbyllen brenda vitit 2026:1. E drejta e pronësisë intelektuale;2. Politika ekonomike dhe monetare;3. E drejta e shoqërive tregtare;4. Peshkimi dhe akuakultura;5. Rrjetet transeuropiane;6. Politika e jashtme dhe e sigurisë; SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: BE integrimi ne be Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72.5% Të gabuar 24.6% Nuk e di 2.9% Vota total: 1315 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

