Andy Burnham është emëruar zyrtarisht kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pasi u prit nga Mbreti Charles III në Pallatin Buckingham, ku mori mandatin për të formuar qeverinë e re. Në një deklaratë zyrtare, Pallati i Buckinghamit bëri të ditur se Mbreti e ftoi Burnhamin të krijojë administratën e re qeveritare.
Sipas traditës kushtetuese britanike, Burnham pranoi kërkesën e monarkut dhe kreu ceremoninë simbolike të "puthjes së duarve", duke marrë zyrtarisht detyrën si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit.
Në ceremoni ishte e pranishme edhe bashkëshortja e tij, Marie-France van Heel.
Më heret, Keir Starmer dha zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër britanik , pasi Mbreti Charles III pranoi dorëheqjen e tij, tha Buckingham Palace.
“Deputeti Sir Keir Starmer pati një takim me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi me kënaqësi”, tha pallati në një deklaratë.
“Puna ime ka mbaruar”, tha Starmer në fjalimin e tij të fundit si kryeministër jashtë 10 Downing Street.
Ai i uroi pasardhësit të tij, Andy Burnham, suksese dhe falënderoi stafin e Downing Street dhe gruan e tij Victoria për mbështetjen e tyre. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

