Lajme Zone
Ami Kozeli “i plas” 8 miliardë në dorë Ram Gecit
EkonomiJOQ Albania

Ami Kozeli “i plas” 8 miliardë në dorë Ram Gecit

Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ami Kozeli, ka finalizuar një tjetër procedurë prokurimi me hije të forta fiktiviteti dhe mungese të plotë të garës së lirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ami Kozeli, ka finalizuar një tjetër procedurë prokurimi me hije të forta fiktiviteti dhe mungese të plotë të garës së lirë.

Përmes një njoftimi zyrtar të bërë publik më 8 shtator 2026, ARRSH ka shpallur fituesin e tenderit gjigant për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të Rajonit Verior (Loti 1), ku fituese absolute ka dalë kompania “GECI” shpk, në pronësi të biznesmenit Ram Geci. Dokumentet zyrtare të procedurës zbulojnë një skenar të paracaktuar, ku gara për këtë fond madhor ka qenë plotësisht formale. Me një fond limit të përcaktuar në vlerën e 814,349,398 lekëve pa TVSH (rreth 8.5 milionë euro), kompania e Ram Gecit ka paraqitur një ofertë prej 803,814,524 lekësh pa TVSH, duke fituar të drejtën e zbatimit të kontratës 4-vjeçare me 276 pikë të marra. Ajo që e bën këtë tender krejtësisht abuziv është fakti se në listën e operatorëve të kualifikuar dhe pjesëmarrësve në fazat e prokurimit figuron vetëm një emër: “GECI” shpk. Mungesa e çdo operatori tjetër rival i ka mundësuar biznesmenit të marrë pothuajse 100% të fondit limit të vendosur nga shteti, duke u mjaftuar me një ulje minimale simbolike. Vendimi i firmosur nga Ami Kozeli konfirmon kështu kalimin e miliardave të mirëmbajtjes së rrugëve të veriut në duart e Ram Gecit pa përballje ofertash dhe pa asnjë garë reale çmimi apo cilësie.