Lajme Zone
Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, teksa drejtonte një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, teksa drejtonte një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca. Për pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të para, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital.

Policia i ka kryer testin e alkoolit drejtuesit të ambulancës, i identifikuar me inicialet E.Q., rreth 44 vjeç, dhe rezultati ka konfirmuar se ai ishte nën efektin e alkoolit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, E.Q. është arrestuar dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Top Channel