Lajme Zone
Ambasadorja e BE-së takon Klodian Brahon/ Zbulohet fokusi i bisedës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadorja e BE-së takon Klodian Brahon/ Zbulohet fokusi i bisedës

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho. Përmes një njoftimi, Delegacioni i BE-së në Tiranë bëri të ditur se takimi është fokusuar te forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në funksion të konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Gjatë takimit, Morei

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me drejtuesin e SPAK-ut, Klodian Braho.

Përmes një njoftimi, Delegacioni i BE-së në Tiranë bëri të ditur se takimi është fokusuar te forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në funksion të konsolidimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Gjatë takimit, Moreira de Sousa rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Europian për një SPAK të pavarur dhe efikas. "Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas. Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” thekson ambasadorja./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.