Lajme Zone
Ambasadorja e BE-së takim me Karakaçin: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian!
PolitikëReport TV

Ambasadorja e BE-së takim me Karakaçin: Lidhjet energjetike dhe të transportit afrojnë Shqipërinë me tregun europian!

Në një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ambasadorja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për zhvillimin e këtyre dy sektorëve strategjikë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në sektorët e energjisë dhe transportit, duke i cilësuar këto fusha si kyçe për rritjen ekonomike dhe integrimin europian. Në një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ambasadorja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për zhvillimin e këtyre dy sektorëve strategjikë. LEXO edhe...Punimet në aksin Elbasan-Qafë thanë, ministri Karakaçi: Shtrati i lumit s’po dëmtohet (VIDEO) “Lidhjet energjetike dhe ato të transportit janë dy elemente kyçe që nxisin rritjen ekonomike dhe e afrojnë Shqipërinë me tregun e BE-së. Takimi i sotëm me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte një mundësi për të riafirmuar se BE-ja mbetet një partner i fortë dhe i qëndrueshëm në të dy këta sektorë”, u shpreh Moreira de Sousa. A.C/ReportTv.al Enea Karakaçi Sofia Moreira de Sousa Bashkimi Europian shqiperi Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.4% Jo 33.3% Nuk e di 6.3% Vota total: 3919 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?