Lajme Zone
Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet e Uashingtonit për Tiranën
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadori Wendt prezanton axhendën amerikane në Shqipëri: Tri prioritetet e Uashingtonit për Tiranën

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X nga Ambasada Amerikane, Wendt bëri të ditur se synon të zhvillojë takime dhe bisedime me përfaqësues të politikës shqiptare dhe qytetarë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Mesazhi i Wendt vë në pah tre shtyllat mbi të cilat pritet të mbështetet angazhimi diplomatik amerikan në Shqipëri që janë forcimi i partneritetit strategjik, zhvillimi ekonomik dhe rritja e sigurisë. Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka prezantuar prioritetet kryesore të angazhimit të tij diplomatik gjatë mandatit në Tiranë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social X nga Ambasada Amerikane, Wendt bëri të ditur se synon të zhvillojë takime dhe bisedime me përfaqësues të politikës shqiptare dhe qytetarë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ambasadori theksoi se gjatë punës së tij do të synojë jo vetëm të vijojë format tradicionale të bashkëpunimit, por edhe të promovojë ide dhe qasje të reja për të çuar përpara marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Në mesazhin e tij, Wendt identifikoi tri fusha kryesore ku do të përqendrohet puna e tij, duke i cilësuar ato si prioritete me përfitim të ndërsjellë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë.

“Mezi pres të takohem me përfaqësues të politikës dhe qytetarë shqiptarë. Së bashku do të diskutojmë mënyrat tradicionale dhe do të krijojmë qasje të reja dhe krijuese për të bashkëpunuar në mënyrë efektive për të ardhmen, duke u përqendruar në tri fusha prioritare me përfitim të ndërsjellë për SHBA-në dhe Shqipërinë: e para, të bëhemi më të fortë; e dyta, të bëhemi më të begatë; e treta, të bëhemi më të sigurt”, u shpreh ambasadori amerikan. ???????? Njihuni me Eric Wendt, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Ndiqni mesazhin e tij, teksa ndan prioritetet për t’i bërë të dyja vendet tona më të forta, më të begata dhe më të sigurta. ???????? Meet Eric Wendt, the U.S. Ambassador to Albania! Watch as he shares his priorities for making both our nations stronger, more prosperous, and safer.

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 6, 2026 Takimet me përfaqësuesit politikë dhe qytetarët shqiptarë pritet të jenë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të konkretizuar këto objektiva gjatë mandatit të tij në Tiranë.ambasadori eric wendt Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike "Berisha i pafytyrë"/ Tre drejtuesit e opozitës së re refuzojnë koalicionin me PD 6 Nëntor 2026, 08:5208:52Politike Protestat në Tiranë, Rama prezanton sot platformën e re për dialog online 6 Nëntor 2026, 08:0508:05Politike Dy polici në kryeqytet: Lufta Rama-Veliaj zbret në rrugët e Tiranës 5 Nëntor 2026, 15:5815:58Politike Kufiri detar me Greqinë, ministri Ferit Hoxha: Çështjen do ta zgjidhë drejtësia ndërkombëtare, synojmë ta mbyllim sa më shpejt 5 Nëntor 2026, 14:3514:35Politike Hetimi për KAYO-n përfn në Kushtetuese, PD kundërshton vendimin e mazhorancës për bllokimin e komisionit hetimor 5 Nëntor 2026, 14:1514:15Politike Presidenti Begaj pret ambasadorin e Brazilit: Njihni pavarësinë e Kosovës, të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve 5 Nëntor 2026, 13:5513:55Politike