Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, është takuar këtë të martë me Presidentin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Prezencës së OSBE-së në rrjetin social X, ku theksohet se biseda u fokusua te çështjet kyçe të reformës në drejtësi, forcimi i bashkëpunimit, aktet e dhunshme kundër ambienteve të Gjykatës së Lartë, si dhe përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit. “Ambasadori Tarran u takua me Presidentin e Gjykatës së Lartë Ilir Panda për të diskutuar çështje kyçe të drejtësisë dhe bashkëpunimit. Ai e përgëzoi Pandën për emërimin e tij dhe shprehu shqetësim për aktet e dhunshme kundër ambienteve të Gjykatës së Lartë. Adresimi i përdorimit të tepruar të paraburgimit ishte një temë kryesore e takimit”, thuhet në njoftimin e OSBE-së. Amb. Tarran met 🇦🇱High Court President Ilir Panda to discuss key justice issues & co-operation. He congratulated Panda on his appointment and expressed concern over violent acts against High Court premises. Addressing overuse of pre-trial detention was a key topic of the meeting. pic.twitter.com/BifgEmGybL— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) November 17, 2026
