Lajme Zone
Ambasadori i OSBE: Aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme për shtetin demokratik
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasadori i OSBE: Aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme për shtetin demokratik

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj studentëve protestues në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori Michel Tarran i cilësoi aktet e dhunshme të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik, duke shprehur keqardhje për incidentet e regjistruara gjatë javëve të fundit në kryeqytet.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj studentëve protestues në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori Michel Tarran i cilësoi aktet e dhunshme të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik, duke shprehur keqardhje për incidentet e regjistruara gjatë javëve të fundit në kryeqytet. “Jam i mendimit se aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik. Shprehim keqardhjen e thellë për serinë e incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë javëve të fundit.” Deklaratat ambasadori i bëri nga Elbasani, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?”. Tarran vuri theksin te nevoja për të forcuar komunikimin mes institucioneve dhe qytetarëve, duke theksuar se zëri i tyre nuk duhet të anashkalohet në proceset vendimmarrëse. “Nisur nga rrethanat aktuale, lind pyetja nëse është momenti i duhur për këtë forum, por ne jemi këtu pikërisht për të ndërtuar ura dialogu. Ajo që kam vënë re muajt e fundit është një deficit komunikimi, ku mendimi i qytetarëve është anashkaluar. Qytetarët duhet të ndiejnë mbështetje. Prania ime këtu synon t’u bëjë të qartë të gjithëve, e sidomos të rinjve, se demokracia nuk është një akt që konsumohet vetëm një herë në katër vjet te kutitë e votimit, por një mundësi e përditshme për të ndikuar në vendimmarrje.” Në përfundim, ambasadori theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut institucional, si një domosdoshmëri për kapërcimin e tensioneve dhe garantimin e një demokracie ku qytetarët kanë mundësi të shprehen dhe të ndikojnë në vendimmarrje.ërdorimi i gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës ndaj studentëve protestues në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori Michel Tarran i cilësoi aktet e dhunshme të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik, duke shprehur keqardhje për incidentet e regjistruara gjatë javëve të fundit në kryeqytet. “Jam i mendimit se aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik. Shprehim keqardhjen e thellë për serinë e incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë javëve të fundit. Deklaratat ambasadori i bëri nga Elbasani, ku mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?”. Tarran vuri theksin te nevoja për të forcuar komunikimin mes institucioneve dhe qytetarëve, duke theksuar se zëri i tyre nuk duhet të anashkalohet në proceset vendimmarrëse. “Nisur nga rrethanat aktuale, lind pyetja nëse është momenti i duhur për këtë forum, por ne jemi këtu pikërisht për të ndërtuar ura dialogu. Ajo që kam vënë re muajt e fundit është një deficit komunikimi, ku mendimi i qytetarëve është anashkaluar. Qytetarët duhet të ndiejnë mbështetje. Prania ime këtu synon t’u bëjë të qartë të gjithëve, e sidomos të rinjve, se demokracia nuk është një akt që konsumohet vetëm një herë në katër vjet te kutitë e votimit, por një mundësi e përditshme për të ndikuar në vendimmarrje.” Në përfundim, ambasadori theksoi rëndësinë e rikthimit të dialogut institucional, si një domosdoshmëri për kapërcimin e tensioneve dhe garantimin e një demokracie ku qytetarët kanë mundësi të shprehen dhe të ndikojnë në vendimmarrje.