Lajme Zone
Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve (FOTO)
PolitikëShqiptarja

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve (FOTO)

Një reagim zyrtar i Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka detyruar BBC-në të korrigjojë titullin e një artikulli që stigmatizonte një komunitet të tërë për veprimet e disa individëve.

Një reagim zyrtar i Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar ka detyruar BBC-në të korrigjojë titullin e një artikulli që stigmatizonte një komunitet të tërë për veprimet e disa individëve. Artikulli i BBC-së, i publikuar më 24 korrik, mbante fillimisht titullin “Albanians used false papers for settlement scheme” (“Shqiptarët përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”), një formulim që ia atribuonte veprat penale të tre personave, të gjithë shqiptarëve si komunitet. Pas ndërhyrjes së Ambasadës shqiptare në Londër, BBC e ndryshoi titullin në “Trio used false papers for settlement scheme” (“Tre persona përdorën dokumente false për skemën e qëndrimit”). Reagimi i Ambasadës LEXO EDHE:Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat Raportimet e Medias Britanike Mbi Shqiptaret: BBC, 24 korrik Së pari, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë shqiptarët që kanë ngritur zërin kundër stereotipeve të padrejta dhe përgjithësimeve të pabazuara në media. Reagimet tuaja ndihmojnë në mbrojtjen e dinjitetit të komunitetit shqiptar dhe nxisin një debat publik më të drejtë, më të përgjegjshëm dhe të bazuar në fakte. Ju falënderojmë për angazhimin tuaj. Media ka një përgjegjësi të veçantë për të raportuar me saktësi, pa paragjykime dhe pa ushqyer stereotipe. ----- Në këtë frymë, Ambasada e Shqipërisë reagoi pranë BBC-së mbi raportin i cili fillimisht mbante titullin: "Albanians used false papers for settlement scheme", duke ia atribuar veprimet e tre individëve një kombësie të tërë. I theksuam BBC-së se një formulim i tillë është i padrejtë, i pasaktë dhe stigmatizues. Kur një çështje penale ka të bëjë me individë të caktuar, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive. Etiketimi i një kombi të tërë për veprimet e disa personave kontribuon në krijimin dhe përforcimin e paragjykimeve ndaj mijëra qytetarëve shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë me ndershmëri në Britani. Më pas BBC e korrigjoi titullin, duke e zëvendësuar me formulimin "Trio used false papers for settlement scheme”. Ambasada do të vazhdojë të reagojë sa herë që qytetarët shqiptarë ose Shqipëria trajtohen në mënyrë të padrejtë, diskriminuese apo stereotipizuese në media. Respekti për të vërtetën dhe për dinjitetin e çdo komuniteti nuk është vetëm një standard gazetaresk, por një vlerë themelore e një shoqërie demokratike. Share K.M/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Britani e Madhe Uran Ferizi bbc Komento Komente Five company: 28/07/2026 12:07 Sigurisht nuk mund te stgmatizosh komunitetin w St Albans...

Por mund ti specifikosh per settlements, qe kapin shifren 6.000 000 £. Trioja e stigmatizuar, specifikohet ne 3 grupe

1 Lorry driver

2 Prized Chimney

3 Viceroy brutal..

Keshtu qe komuniteti shqiptar mund te reagoje direkt kur shikon veten e tij ne fasadat w Londres. Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6510 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?