Ambasada amerikanë në Tiranë ka reagoi sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së enjtes gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të zhvendosur në disa zona të Tiranës. Përmes një mesazhi drejtuar shtetasve amerikanë në Tiranë ambasada thekson se protesta është shndërruar në akte të dhunshme dhe rrezikon të përhapet. Ambasada u bën thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale Njoftimi i plotë: Demonstratat në Tiranë, të nisura në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, si dhe në zonën përreth ndërtesave qeveritare, janë përshkallëzuar në dhunë, duke përfshirë përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.Demonstrata të tjera mund të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.Protestat mund të shtrihen edhe në rrugët përreth, duke sjellë prani të shtuar të forcave të policisë, probleme me qarkullimin, devijime të trafikut dhe bllokime rrugësh.Personeli i Ambasadës Amerikane në Tiranë është këshilluar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstrata.Ju lutemi të qëndroni vigjilentë dhe t’i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.Masat që duhen marrë:Rrisni masat e sigurisë personale duke ndjekur këto këshilla:Shmangni demonstratat.Jini të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonit apo kufjeve në ambiente publike.Ndiqni mediat lokale.Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një strategji për t’u larguar nga zona në rast rreziku.Shmangni tërheqjen e vëmendjes dhe mbani një profil të ulët

