Lajme Zone
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubio: Një vend nuk kontrollon emigracionin nuk mund të mbrojë popullin e tij
BotëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Marco Rubio: Një vend nuk kontrollon emigracionin nuk mund të mbrojë popullin e tij

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh mbi rëndësinë e kapaciteteve prodhuese dhe sigurimit të burimeve jetike për një shtet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh mbi rëndësinë e kapaciteteve prodhuese dhe sigurimit të burimeve jetike për një shtet. Në një postim të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Rubio thekson se një vend që nuk është në gjendje të prodhojë vetë disa prej produkteve dhe burimeve strategjike, e ka të vështirë të garantojë sigurinë dhe interesat e qytetarëve të tij. “Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio Mesazhi i Sekretarit amerikan të Shtetit vjen në një kohë kur administrata amerikane ka vënë theksin te forcimi i kapaciteteve të brendshme, siguria kombëtare dhe reduktimi i varësisë nga burimet e huaja.