Lajme Zone
AMA, polici i moralit apo instrument i censurës politike?
PolitikëShqiptarja

AMA, polici i moralit apo instrument i censurës politike?

Prej disa javësh, Autoriteti i Mediave Audiovizive është bërë veçanërisht aktiv në censurimin e televizioneve që transmetojnë debate me tone të ashpra. Gjobat dhe tërheqjet e vëmendjes janë bërë aq të shpeshta, sa krijohet përshtypja se AMA po shndërrohet në një instrument të censurës politike dhe në një rregullator moral të debateve, ku një lloj arbitri mbi palët gjykon se çfarë është e drejtë dh

Prej disa javësh, Autoriteti i Mediave Audiovizive është bërë veçanërisht aktiv në censurimin e televizioneve që transmetojnë debate me tone të ashpra. Gjobat dhe tërheqjet e vëmendjes janë bërë aq të shpeshta, sa krijohet përshtypja se AMA po shndërrohet në një instrument të censurës politike dhe në një rregullator moral të debateve, ku një lloj arbitri mbi palët gjykon se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është e drejtë të thuhet në televizion. Ne besojmë se një gjykim i tillë nuk duhet t’i takojë një organi si AMA, i cili, ndonëse formalisht i pavarur, në të vërtetë është shprehje e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, e një shumice politike. Nuk mund të kalojë pa u vënë re se ky zell ndëshkues përkon me një periudhë pritjeje institucionale, gjatë së cilës Armela Krasniqi, ish-zëdhënëse e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarja e AMA-s, e ka mandatin të përfunduar dhe shpreson të rikonfirmohet në detyrë. Është e çuditshme që, ndërsa mbi 130 drejtues të institucioneve publike janë detyruar të japin dorëheqjen për t’iu nënshtruar shqyrtimit nga një komision që do të analizojë punën e tyre, Krasniqi, megjithëse me mandat të përfunduar, ka qëndruar në detyrë. LEXO EDHE:Denoncimi i AMA: Thirrje për luftë civile, vrasje e djegie institucionesh, ja gjuha që u përdor në shumicën e ekraneve televizive gjatë protestave Megjithatë, çështja nuk është e ardhmja e Armela Krasniqit, por pavarësia e saj në gjykim. Sa e paanshme mund të jetë një kryetare që shpreson të riemërohet? Dhe përse AMA herë gjobit ose u tërheq vëmendjen drejtuesve të emisioneve që nuk distancohen nga shpifjet apo nga tonet e ashpra në studio, ndërsa herë të tjera mbron shpifjet e vetë drejtuesve të emisioneve, duke i konsideruar ato si ushtrim të lirisë së shprehjes? SI.E. SI.E. Shqiptarja.com TAG: AMA Armela Krasniqi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.2 / 5 (6 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Iris: 21/11/2026 03:11 AMA eshte kthyer si Hays Code qe ju vendos ind.te filmit ne vitet 30'.Per mendimin tim duhet shkrire komplet. Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60.3% Jo 30.3% Nuk e di 9.4% Vota total: 2574 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?