Lajme Zone
Altin Dumani përballë krimit dhe mediave të pushtetit
PolitikëCNA

Altin Dumani përballë krimit dhe mediave të pushtetit

Si po sulmohen nga krimi dhe mediat e push...

2 DITE ME PARE Si po sulmohen nga krimi dhe mediat e pushtetit gjyqtari dhe prokurorët që prangosën Veliajn Dy ditët e fundit një lajm mori dhenë. Në Itali qe bërë një padi ndaj Altin Dumanit dhe për këtë reaguan mediat e pushtetit, mediat e 99-çave të paguara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të bashkisë që ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza të rënda penale.

Babai i një të akuzuari për shumë krime, i kapur dhe i zbërthyer jo vetëm në mesazhet e SkyECC dhe Enchrochat, por dhe nga dëshmitarë për ngjarje të rënda kriminale në Elbasan, një nga krerët e grupeve më të rrezikshme, shkoi dhe paditi Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut, se i ishte prishur imazhi me një njoftim apo me kërkesën për të sekuestruar disa prona. MEDIAT KRAH KRIMIT NË SULMIN NDAJ ALTIN DUMANIT

Në fakt, Altin Dumani kishte hetuar të birin dhe përpara se të kërkohet gjilpëra në kashtë, dihet se është thuajse e pamundur që Altin Dumani të ketë gabuar.

Mediat u bënë menjëherë partnere për t’i dhënë zë ç’ka ndodhur në gjykatë në Itali, duke thënë se kjo është një çështje e madhe, se Altin Dumani ka bërë këtë apo atë, në fakt paditësi pretendon se i është prishur imazhi nga Altin Dumani.

Në vend që, ndoshta, do të duhej të sillej ndryshe. Mos vallë do të duhet të kërkonte ndjesë për disa krime që kanë ndodhur, të cilat presin tashmë të zbardhen dhe të jenë si akuza në gjykatë e të kenë dhe vendim? Altin Dumani u sulmua dhe ajo që ra në sy ishte gatishmëria e palëkundur e mediave të pushtetit të paguara nga paratë e koncesioneve, korrupsionit, skandaleve dhe aferave të rilindjes.

SULMI NDAJ OLS DADOS

Si Altin Dumani, u sulmua edhe Ols Dado në media, me padi në Gjykatën Administrative, për t’u dhënë mundësinë disa këllirave mediatike të kenë gojë të flasin dhe të shkruajnë, janë ata që paguan Erion Veliaj, janë ata që shkrimet ua marrin dhe ua çojnë për raporte mashtruese deri në Departamentin e Shtetit, deri në Senat e në Kongres. SULMI NDAJ ERJON BANIT

Nuk u ndal vetëm te Dumani apo tek Ols Dado. Dy ditët e fundit është sulmuar edhe gjyqtari Erjon Bani dhe turpërisht ajo që bie në sy është fakti se drejtuesit e disa shoqatave mediatike në Tiranë po sillen si injorantë të pakufi dhe vegla të pështira pa ndonjë ndryshim të madh nga këllirat mediatike që u përdorën në sulm ndaj prokurorëve.

Erjon Bani, kreu i GJKKO-së, po akuzohet për një rregullore të re. Nuk shpiku rrotën, por theksoi se siç e ka GJEDNJ dhe Gjykata Kushtetuese ti nuk mund të hysh në gjykatë me telefon, jo vetëm gazetarët, por as avokatët, as prokurorët e as gjyqtarët. Është masë sepse GJKKO është një gjykatë fakti, një Gjykatë Penale. Prej vitesh në Gjykatën Penale të Tiranës nuk hyn dot me telefon në dorë. Nuk lejohet në Gjykatën Penale të Tiranës apo në gjykata të tjera të hysh me telefon në dorë në sallën e gjyqit. Është e ndaluar, dhe pse nuk duhet të jetë edhe në GJKKO?

Sa për atë që thonë se në Gjykatën Kushtetuese Erion Veliaj fitoi se ishte seanca live, vendimin për ta transmetuar direkt e mori vetë gjykata. Gjykatat e Faktit ku ka dëshmitarë, ku ka bashkëpunëtorë, ku ka të pandehur, nuk mund të jenë të lira, as të hapura. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, në asnjë gjykatë franceze, italiane, gjermane e as në SHBA.

Gjykatat e Faktit e Gjykatat Penale i zhvillojnë seancat me dyer të mbyllura, qytetarët mund të marrin pjesë, por jo duke mbajtur mjete komunikimi siç janë celularët.

PROKURORËT DHE GJYQTARI SULMOHEN PËR LLOGARI TË VELIAJT

Erjon Bani po sulmohet në mënyrë kriminale, po kryqëzohet nga të njëjtat media që kanë kryqëzuar Ols Dadon. Është e rastësishme? Jo.

Erjon Bani dhe Altin Dumani po sulmohen nga të njëjtat media që u sulmua Ols Dado. E rastësishme? Jo! Erjon Bani është sulmuar për një komentar, që thjesht kërkon të vendosë rregull. Altin Dumani, Ols Dado dhe Erjon Bani janë sulmuar nga shumica e mediave të paguara nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Për më tepër nuk mungojnë në sulme ndaj tyre edhe mediat e opozitës. Sikur kanë bërë një “krim” të tre bashkë. Dy prokurorët kanë hetuar, ndërsa gjyqtari Erjon Bani ka dhënë një vendim duke gjetur të ligjshme masën e arrestit me burg të Erion Veliajt dhe duke u dhënë të drejtë prokurorëve në bazë të fakteve dhe provave që ata kishin paraqitur.

Mediat e Erion Veliajt sulmuan Ols Dadon, i dhanë zë babait të Suel Çelës për Altin Dumanin, më pas sulmuan Erjon Banin

Kjo është ajo që ka ndodhur, është një dirigjencë në media që i bashkon në luftën ndaj këtyre tre personave. Megjithëse kanë të drejtën, të vërtetën dhe Zotin me vete, kanë kundër propagandën e pushtetit, disa media të opozitës, që edhe këto të fundit janë të gatshme më mirë të shkojnë të flenë me Erion Veliajn sesa të ketë prokurorë të pavarur në SPAK apo gjyqtarë me integritet, të cilët nuk janë sulmuar vetëm tani për këtë lloj vendimi, por edhe më shumë se një vit e gjysmë më parë kur u arrestua Erioni. Çfarë nuk u tha dhe çfarë sulmesh nuk pati ndaj Ols Dados, tani babai i një krimineli të akuzuar sulmon Altin Dumanin dhe zërin e peshën publike ia jep media e pushtetit, ato që janë paguar nga Erion Veliaj dhe segmente të opozitës.

Në të njëjtën formë, në të tria rastet, në të njëjtat media, është një e përbashkët e madhe, është prangosur Erion Veliaj dhe tashmë mediat e dirigjuara prej tij, prej vëllait të tij, prej instrumenteve të pushtetit dhe segmenteve të opozitës, janë të gatshme të bëjnë gjithçka, të bëjnë zëdhënësin e krimit, të bëjnë bashkëpunëtorin me personin me 13 akuza të rënda penale.

Në vend që të mbështesin prokurorët për profesionalizmin e treguar, gjyqtarin për integritetin e treguar, vazhdojnë buçasin, pëllasin, duke tentuar ta mbajnë peng Shqipërinë, duke mos dashur të luftohet krimi dhe korrupsioni, por duke u bërë zëdhënësit e krimit dhe korrupsionit. Në rastin e Erjon Banit, Altin Dumanit dhe Ols Dados zëdhënësit e korrupsionit bashkohen në një pikë, janë mediat e pushtetit me paratë e aferave që kërkojnë hakmarrje për burgosjen e Erion Veliajt dhe lirimin e këtij të fundit se janë pjesë e zullumeve, skandaleve dhe pisllëkut korruptiv që ka pushtuar Tiranën, asgjë më shumë se kaq.

Problemi nuk janë as Altin Dumani, as Ols Dado, as Erjon Bani. Problemi janë mediat që bëhen bashkëpunëtore në korrupsion dhe zëdhënëse të krimit./ CNA 2 DITE ME PARE “Magazinieri” i Suel Çelës I dënuari për mashtrim, që shitet si një avokat i zoti, Arben Llangozi, njeriu i përfshirë në skenarët që u gatuan në Gjykatën Administrative në sulm ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, është kthyer në ?magazinierin? e Suel Çelës. (LEXO KETU)

Kreu i njërës prej bandave të Elbasanit, Suel Çela, duke përdorur babain e tij, Petrit Çelën, ka paditur ish-kreun e SPAK-ut, prokurorin Altin Dumani.

Një kërcënim dhe një sulm që shkon deri në Prokurorinë e Posaçme ndaj një prokurori dhe ish-drejtuesi të këtij institucioni si Altin Dumani, njeriu i hekurt që goditi dhe çmontoi bandat kriminale dhe çoi pas hekurave zyrtarë të lartë duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë për goditjet e zyrtarëve të nivelit të lartë. Pas babait të Suel Çelës, i dënuari për mashtrim, Arben Llangozi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se prokurorët duhet të hetohen, të pezullohen dhe, nëse fajësia provohet, të përgjigjen penalisht dhe disiplinarisht njësoj si çdo qytetar tjetër.

Prokurorët duhet të hetohen, por fillimisht duhen hetuar lidhjet e mashtruesve të dënuar me vendim gjykate që mund të kenë lidhje me segmentet e krimit dhe që bëhen bashkëpunëtorë me prokurorë të shkarkuar nga vetingu apo të dënuar me vendime gjykatash kundër profesionistëve të drejtësisë.

Sulmi ndaj ish kreut të SPAK dhe prokurorit Altin Dumani bëhet nga një grup kriminal, bashkëpunëtorësh që flasin në emër të drejtësisë por tentakulat çojnë në lidhje të errëta me krimin./ CNA Postimi i Llangozit 3 DITE ME PARE Çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn Drejtësia, SPAK-u, prokurorët dhe gjyqtarët janë kthyer në targetin e personazheve të krimit apo zyrtarëve të lartë që drejtojnë institucione të rëndësishme në vend.

Prokurorët po sulmohen nga të gjitha anët, nga politika, nga media të paguara nga zyrtarët apo edhe nga personazhe të botës së krimit.

Kjo ka ekzistuar gjithnjë, ku njerëz të krimit sulmonin prokurorë apo gjyqtarë, kjo ndodhte edhe përballë medias, tashmë ndodh shpesh, sa në rrjete sociale e deri te makinacione në gjykata.

Rasti më precedent është ai i ditës së djeshme. Babai i një emri të njohur të botës së krimit i goditur nga SPAK-u, Suel Çela, ka orkestruar një sulm, një kërcënim ndaj ish-kreut të SPAK-ut, prokurorit Altin Dumani.

Kreu i një prej bandave të Elbasanit, Suel Çela, duke përdorur babain e tij, Petrit Çelën, ka paditur ish-kreun e SPAK-ut, prokurorin Altin Dumani. Një kërcënim dhe një sulm që shkon deri në Prokurorinë e Posaçme ndaj një prokurori dhe ish-drejtuesi të këtij institucioni si Altin Dumani, njeriu i hekurt që goditi dhe çmontoi bandat kriminale dhe çoi pas hekurave zyrtarë të lartë duke thyer mitin e pandëshkueshmërisë për goditjet e zyrtarëve të nivelit të lartë. ?Duke marrë shkak nga disa lajme dhe artikuj të publikuar në disa nga mediat vendase, të cilat u referohen burimeve të mediave lokale të Verona-s në Republikën e Italisë, sqarojmë opinionin publik si vijon:

Shtetasi Petrit Çela i është drejtuar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, më 20.05.2026 dhe më 18.06.2026, me kërkesë për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, ku janë të proceduar penalisht të pandehurit Marjus Lulaj dhe Mario Çela (familjarët e shtetasit Petrit Çela), procedim penal në të cilin prokurori Altin Dumani ushtron funksionin e prokurorit të çështjes.

Në mbështetje të kërkesës për përjashtim, shtetasi Petrit Çela ka paraqitur pikërisht faktin e kallëzimit penal të ngritur në Verona, Itali. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pasi ka vlerësuar kërkesën e paraqitur dhe aktet ku ajo është mbështetur, me vendimin e datës 19.06.2026 ka vendosur ?Mospranimin e kërkesës?, si e pambështetur në ligj dhe në prova.

Nga dokumentacioni i paraqitur nga shtetasi Petrit Çela rezulton se në Prokurorinë e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, Itali, është regjistruar procedimi penal nr. R.G.N.R. 3514/2026 ? R.G. GIP 2877/2026, për veprën penale të ?Shpifjes? (calunnia), të parashikuar nga neni 368 i Kodit Penal italian, mbi bazën e një kallëzimi të paraqitur nga shtetasi Petrit Çela ndaj prokurorit Altin Dumani, i cili ka ushtruar funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga data 19 dhjetor 2022 deri më 19 dhjetor 2025.

Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më datë 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione) të procedimit penal, e depozituar më 14.05.2026. Ndaj kësaj kërkese, personi që ka paraqitur kallëzimin penal Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka ka çuar në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës.

Nga aktet e administruara rezulton se, i vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale, më datë 11.07.2024, si dhe i një Marrëveshjeje, më datë 26.08.2024, për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e ardhur nga vetë autoritetet italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023.

Prokurori Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale nr.10792/2023 (Itali) dhe nr.123/2024 (Prokurori e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane.

Nga kronologjia e sipërpërmëndur rezulton lidhja ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit të drejtpërdrejtë familjar që kallëzuesi Petrit Çela ka në procedimin penal nr.193/2023 të Prokurorisë së Posaçme, si dhe përdorimi i vetë faktit të kallëzimit penal si bazë procedurale për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë?, bën me dije Prokuroria e Posaçme. Por çfarë i lidh Suel Çelën dhe Erion Veliajn?

Erion Veliaj është kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Që prej shkurtit të vitit 2025 kur u arrestua, Erion Veliaj ka përdorur çdo mjet për të goditur dhe sulmuar SPAK-un, prokurorët dhe gjyqtarët.

Nga përgjimet të cilat u publikuan nga CNA, u zbardh se si Erion Veliaj përdorte mediat e tij, gazetarin e familjes së tij, Mero Bazen, për të sulmuar prokurorët, i cili publikoi dhe fshiu shkrimin kundër Altin Dumanit një ditë më parë. Sulme të orkestruara në mediat shqiptare që paguhen nga Arbër Veliaj apo shërbëtorët përfitues të Veliajt, sulme në media ndërkombëtare, sulme me raporte për të cilat lobohet qindra mijëra euro.

Erion Veliaj që prej arrestimit të tij ka vënë në target të sulmeve të tij, prokurorin Ols Dado, i cili së bashku me prokurorin Altin Dumani, të cilit nuk i përmend dot as emrin, kryen hetimet dhe e dërguan pas hekurave me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 20 janar të 2025 paditi prokurorin Ols Dado në Gjykatën Administrative, ku kërkonte shkarkimin e tij dhe shpalljen e emërimit të tij të paligjshëm. Një padi që orkestrues kishte Erion Veliajn, i cili dirigjonte më pas mediat e paguara prej apo kamikazët e tjerë me precedentë penalë, të cilët u bënë pjesë e sulmit ndaj prokurorit Ols Dado.

Erion Veliaj, përmes gjyqit në Gjykatën Administrative, kërkoi të intimidonte prokurorin, padia ishte një presion që po bëhej ndaj Ols Dados për hetimet që kishte kryer kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës.

Por Gjykata Administrative i dha grusht në fytyrë Erion Veliajt njësoj si të gjitha gjykatat, duke rrëzuar padinë ndaj prokurorit Ols Dado. Suel Çela sulmon Altin Dumanin nëpërmjet babait të tij me një gjyq në Itali dhe kërkon heqjen e tij nga çështja hetimore, Erion Veliaj sulmon Ols Dadon që është prokuror i çështjes së bashku me Altin Dumanin, duke e çuar në Administrative, të dyja sulmet kanë një qëllim, largimin e prokurorëve nga çështja, dhe kur e kërkojnë këta lloj të pandehurish që janë të ndryshëm, njëri për vrasje e tjetri me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Prokurorët vetëm duhen mbështetur sepse janë në rrugën e duhur në luftën ndaj krimit e korrupsionit./ CNA 3 DITE ME PARE Skeda-Kush është Suel Çela, bosi i krimit në Elbasan që sulmon Altin Dumanin Një padi e ngritur pranë Gjykatës në Verona të Italisë ndaj prokurorit dhe ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, rikthen sërish vëmendjen te sulmet kriminale që bëhen përmes familajrëve të një prej emrave të njohur të krimit, Suel Çelës. Ky i fundit ka përdorur të atin për të paditur Dumanin, me qëllim largimin e tij nga hetimet në dosjen për bandat e Elbasanit.

Por kush është Suel Çela?

Suel Çela allias Marjus Lulaj është lindur më 19 korrik 1988 në Elbasan.

Historia e tij me drejtësinë dhe organet ligjzbatuese ka nisur në vitin 2006 në Elbasan, kur vetëm 18-vjeçar, Çela u arrestua si i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të Roland Mustës. Ndaj tij u ngritën akuza për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Foto e tij është publikuar për herë të parë pas incidentit të 18 shtatorit 2017 në tregun agro-ushqimor të Elbasanit, ku asokohe 30-vjeçari u akuzua për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së Elbasanit përmes veprës penale ““Vrasje e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mjetin “Audi” që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela.

Çela u hetua gjerësisht nga prokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, në dosjen “Plumbi i Artë” në kuadër të së cilës u shpall në kërkim. Çela akuzohet përmes dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, si porositës i tre ngjarjeve kriminale, 2 të cilat nuk u realizuan dhe 1 mbeti në tentative.

Çcela akuzohet se porositi atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës.

Emri i Suel Çelës del në dosjet më të bujshme kriminale. Prej vitesh, Suel Çela përmendet si një person me ndikim në grupet kriminale në vend dhe shpeshherë i akuzuar për lidhjet me figura të larta të politikës./CNA 3 DITE ME PARE “I paprekshmi” i Elbasanit/ Ja hetimet e Altin Dumanit për Suel Çelën Një nga emrat e njohur për botën e krimit dhe drejtësinë, Suel Çela, përmes një skemë për të larguar vëmendjen nga hetimet e thelluara dhe për të përjashtuar prokurorin Altin Dumani nga dosja e hapur kundër grupit të strukturuar të Elbasanit, ka përdorur babanë e tij, Petrit Çelën, për të ngritur një padi ndaj Dumanit pranë Gjykatës së Veronas në Itali. Sulmi kriminal që kryhet ndaj Dumanit ka një prapavijë të fortë nga hetimet e kryera nga prokurori për grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela. Prokurori dhe ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, njihet si emri që zbërtheu dosjen e njohur “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit rezulton edhe Suel Çela, përmes së cilit hetoi veprimtarinë e grupit, bashkë me shumë të përfshirë të tjerë në një sërë veprash të rënda kriminale. Hetimet për rastin nisën në vitin 2023. SPAK përfi hetimet për Suel Çelën dhe 7 të pandehur të tjerë më 15 maj 2025. SPAK akuzon të pandehurit, mes të cilëve edhe Suel Çela, se kanë bashkëvepruar në formën e veçantë të bashkëpunimit në Grup të Strukturuar Kriminal, ku dyshohet se janë të përfshirë në atentate mafioze, tentativë vrasje, sigurim kushtesh për të kryer ekzekutime dhe vjedhje.

Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, akuzohet për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Suel Çela, bazuar nga akuzat e ngritura nga SPAK, ka porositur ngjarje kriminale dhe eliminim kundërshtarësh, përfshirë dështimin e atentateve ndaj figurave të tilla si Elton Kila, personazh i përmendur edhe përmes mesazheve të zbardhura në aplikacionin “SKY ECC”, një hetim i kryer nga prokurori Dumani. Po ashtu, përmes punës hetimore të Altin Dumanit është bërë e mundur që të sigurohen dëshmi të forta ndaj Suel Çelës, përmes disa dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë si Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, që kanë dhënë detaje në GJKKO mbi rolin e Çelës në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe më gjerë. Megjithëse në arrati, në kërkim, këto dëshmi, si edhe bisedat nga “SKY ECC” dëshmuan se Suel Çela, apo i njohur edhe si Marjus Lulaj, vit pas viti është fuqizuar edhe më shumë. Me miliardat e fituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës, financoi vrasjen e kundërshtarëve, madje në shumë raste bleu edhe drejtësinë. Bashkë më të vëllain, Mario Çelën, duket se kanë drejtuar një perandori krimi.

Suel Çela, i cili është një nga personat më të kërkuar nga Policia, fillimisht u shpall në kërkim nga SPAK pasi akuzohej se kishte porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua. Më herët, ndaj Çelës u kryen hetime edhe lidhur ngjarjen e vitit 2017, për sulmin ndaj policisë tek tregu agro-ushqimor i Elbasanit./CNA 3 DITE ME PARE E vërteta e sulmit kriminal ndaj Altin Dumanit/ Ja pse e paditi babai i Suel Çelës Zbardhet e vërteta e sulmit kriminal ndaj prokurorit dhe ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Bëhet fjalë për disa lajme të publikuara së fundmi nga mediat në Shqipëri, sipas të cilave, Dumani është kallëzuar penalisht pranë Gjykatës së Veronas në Itali nga shtetasi Petrit Çela.

Asnjë shtetas shqiptar nuk ndalohet të padisë një prokuror. E papranueshmja në këtë çështje qëndron në faktin se shtetasi në fjalë është i ati i emrit të njohur në botën e krimit, Suel Çelës. Suel Çela rezulton si një nga krerët e bandave kriminale të Elbasanit dhe grupeve të çmontuara, që shpeshherë janë akuzuar nga opozita për lidhjet e tyre me pushtetin dhe emra të caktuar të qeverisë. Sipas njoftimit zyrtar të bërë këtë të martë nga SPAK, shtetasi Petrit Çela i është drejtuar Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, më 20.05.2026 dhe më 18.06.2026, me kërkesë për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, ku janë të proceduar penalisht të pandehurit Marjus Lulaj dhe Mario Çela (familjarët e shtetasit Petrit Çela), procedim penal në të cilin prokurori Altin Dumani ushtron funksionin e prokurorit të çështjes. “Në mbështetje të kërkesës për përjashtim, shtetasi Petrit Çela ka paraqitur pikërisht faktin e kallëzimit penal të ngritur në Verona, Itali. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pasi ka vlerësuar kërkesën e paraqitur dhe aktet ku ajo është mbështetur, me vendimin e datës 19.06.2026 ka vendosur “Mospranimin e kërkesës”, si e pambështetur në ligj dhe në prova. Nga dokumentacioni i paraqitur nga shtetasi Petrit Çela rezulton se në Prokurorinë e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, Itali, është regjistruar procedimi penal nr. R.G.N.R. 3514/2026 – R.G. GIP 2877/2026, për veprën penale të “Shpifjes” (calunnia), të parashikuar nga neni 368 i Kodit Penal italian, mbi bazën e një kallëzimi të paraqitur nga shtetasi Petrit Çela ndaj prokurorit Altin Dumani, i cili ka ushtruar funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga data 19 dhjetor 2022 deri më 19 dhjetor 2025”,-shpjegon SPAK. Prokuroria e Posaçme nënvizon se nga aktet e administruara, i vetmi element i identifikuar që lidh Dumanin me bashkëpunimin ndërkombëtar është një marrëveshje me autoritetet italiane më 26 gusht 2024. “Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më datë 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione) të procedimit penal, e depozituar më 14.05.2026. Ndaj kësaj kërkese, personi që ka paraqitur kallëzimin penal Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka ka çuar në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës. Nga aktet e administruara rezulton se, i vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale, më datë 11.07.2024, si dhe i një Marrëveshjeje, më datë 26.08.2024, për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e ardhur nga vetë autoritetet italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023”,-thuhet në njoftim. Padia ndaj Altin Dumanit gjoja për shpifje, ndërkohë që SPAK e ka sqaruar, vjen si një sulm i koordinuar ndaj prokurorit, duke e përdorur pikërisht këtë padi për ta përjashtuar nga hetimet për Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. SPAK thekson se Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale të çështjes së vitit 2023, si edhe nuk ka kryer veprime hetimore apo marrje në pyetje. “Prokurori Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale nr.10792/2023 (Itali) dhe nr.123/2024 (Prokurori e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane. Nga kronologjia e sipërpërmëndur rezulton lidhja ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit të drejtpërdrejtë familjar që kallëzuesi Petrit Çela ka në procedimin penal nr.193/2023 të Prokurorisë së Posaçme, si dhe përdorimi i vetë faktit të kallëzimit penal si bazë procedurale për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes”,-thekson SPAK. Vlen të theksohet se Dumani nuk ka hetuar vetëm këtë çështje, por edhe të tjera me rëndësi, si të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e shumë çështje më peshë, si edhe ka drejtuar SPAK-un për 3 vite përgjatë një lufte të pashembullt kundër krimit dhe korrupsionit. Dumani është emri që i dha fytyrën dhe forcën e vërtetë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një betejë të pandalshme me bandat, përfshirë këtu Suel Çelën, grupet kriminale të Elbasanit. Tanimë po përdoren familjarët e tyre, që përmes padive civile kërkojnë përjashtimin nga hetimet të Dumanit, prokurorit që ka zbërthyer grupet kriminale të Elbasanit të kthyer si një Siçili e viteve 1990. Grupet kriminale janë hetuar pas zbulimit të mesazheve në aplikacionin “SKY ECC”, duke çuar prova para gjykatës, jo vetëm nga mesazhet e ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, por duke hetuar raste vrasjesh dhe krimesh, duke plotësuar dosjet me dëshmitarë, të pënduar, si edhe fakte e prova të gjetura nga vendngjarje për krime të kryera shumë vite më parë, të cilat tashmë janë zbardhur dhe kanë çuar para bankës së të akuzuarve mbi 200 shtetas të përfshirë në grupet kriminale të trafikut të drogës dhe vrasjeve./CNA LinkedIn Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.