Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Alizoti: Protesta e 28 Nëntorit do jetë madhështore. Rama do rezistojë dhe ca kohë me polici e krim, fundi i tij i pashmangshëm


Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë në News24 komentoi protestën studentore e qytetare.

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë në News24 komentoi protestën studentore e qytetare. Alizoti deklaroi se protesta e 28 Nëntorit do të jetë madhështore. Ai shtoi se Rama do të rezistojë sa të mundet me polici dhe me krim. Sipas Alizotit, fundi i Ramës është i pashmangshëm. Tomor Alizoti: Protesta do vazhdojë, e ka fituar betejën e saj, sepse është rendi i ditës. Protesta e 28 Nëntorit do jetë shumë e madhe. Do vazhdojë sepse do të rritet pakënaqësia. Rama do rezistojë përmes policisë e krimit sa të mundet, por e shoh fundin e tij të kryer. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 28 nentori protesta tomor alizoi