Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën për Azem Hajdarin: Më tha mos ma përmend atë idiot! (VIDEO)


Akademiku Ali Aliu ka rrëfyer në emisionin “Pikë” me Veton Surroin një episod nga një bisedë me Sali Berishën, duke u ndalur te qëndrimet e ish-kryeministrit ndaj Azem Hajdarit.

Akademiku Ali Aliu ka rrëfyer në emisionin “Pikë” me Veton Surroin një episod nga një bisedë me Sali Berishën, duke u ndalur te qëndrimet e ish-kryeministrit ndaj Azem Hajdarit. “Nuk kam gjetur personazh të përmasave të tilla që ta bëjë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë”, u shpreh Aliu, teksa kujtoi se si Berisha, sipas tij, e kishte quajtur Hajdarin “idiot” dhe “përbindësh” në një bisedë private. LEXO edhe...14 shtatori ’98/ Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Sherrin e mbolli Sali komunisti! Berisha përdori vdekjen e Azem Hajdarit për luftë politike kriminale, në varrim morën pjesë vetëm 99 vetë Ali Aliu: “U ankua një herë Bujar Bukoshi nga Europa. Detaje janë. Të tilla kam shumë, po ja, m’u kujtua. Kishte qenë Azem Hajdari në Amerikë, që unë ia kisha mundësuar ftesën. Pasi shkoi atje, kishte sharë Bujarin në tubime në Amerikë, në tubimet tona, duke thënë që Bujari shkon në Tiranë edhe pi kafe me Ramiz Alinë. Ai [Bukoshi] vinte për të marrë vizën nga Ramiz Alia aty. Edhe u ankua Bujari: ‘Thuaji atij Saliut se ai [Azemi] po më shan atje’. Edhe këta demokratët i kishin zyrat te rruga e Kavajës, të parat. Brenda nuk ia thashë Saliut, po kur dolëm aty [...] ia thashë këtë. ‘Ej, mos ma përmend atë idiot’, për Azem Hajdarin. ‘Mos ma përmend atë përbindësh’, kështu. Thashë, një urrejtës i tillë, që për atë e kalli Shqipërinë… Njeri, që unë në jetë… Kam lexuar kompletet e Trockit, për Leninin, për Stalinin... Lexoja dikur tekste të kësaj natyre. Nuk kam gjetur personazh të përmasave të tilla që ta bëjë të bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë. Edhe si s’ka ndodhur asgjë. Të shikon drejt në sy…” Xh.K/E.H/ReportTv.al azem hajdari Sali Berisha Ali Aliu Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.6% Disi 7% Vota total: 1918 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?