Lajme Zone
Aleanca: Mbështesim çdo iniciativë ligjore për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
PolitikëTelegrafi

Aleanca: Mbështesim çdo iniciativë ligjore për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Aleanca ka deklaruar se mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.Përmes një deklarate, partia ka theksuar se qëndrimi i saj institucional ndaj këtij procesi ka mbetur i pandryshuar. “Aleanca, duke mbetur konsistente me qëndrimin e saj institucional që nga fillimi, mbështet çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon vendosjen e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në deklaratë.PDK-ja procedon në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Dhomat e SpecializuaraAleanca ka përsëritur gjithashtu qëndrimin e saj se lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë.“Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona”, ka deklaruar Aleanca.Partia ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë — Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi — do të shpallen të pafajshëm.“Besojmë se në fund të këtij procesi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dalin të pafajshëm”, thuhet më tej në deklaratë.Aleanca ka kërkuar që institucionet e Kosovës të angazhohen për mbështetjen e procesit, duke theksuar se synimi duhet të jetë përfundimi i tij me drejtësi të plotë.“Kosova dhe institucionet e saj duhet të bëjnë gjithçka që ky proces të përfjë ashtu siç duhet, me drejtësi të plotë”, përfn deklarata. /Telegrafi/