Albulena Haxhiu zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit të Kosovës. Pro saj votuan 62 deputetë, 16 kundër, ndërsa abstenim ishin 13 vota. Haxhiu u propozua nga Lëvizja Vetëvendosje. “LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.
Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja. Top Channel

