Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut sot ka vizituar edhe fshatin Kondovë të Shkupit.Haxhiu, në muajin maj në fushatën zgjedhore në Maqedoni, kishte deklaruar se gjatë luftës në Kosovë kishte qëndruar refugjatë në fshatin Kondovë. Në një video shpërndarë në rrjetet sociale në këtë fshat vërehen automjetet zyrtare dhe prani e policisë.Haxhiu sot gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut takoi krerët shtetëror dhe përfaqësues të partive politike shqiptare./Telegrafi/

