Lajme Zone
Alban Daci: Shqipëria nuk është e disave dhe disa të tjerëve jo!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Alban Daci: Shqipëria nuk është e disave dhe disa të tjerëve jo!

​Në këtë panoramë të zymtë kontrasti dhe tensionesh të vazhdueshme që kanë mbërthyer përditshmërinë tonë shoqërore, Tirana po kalon një ndër krizat më të vështira dhe sipas optikës time, nëse nuk ka reflektim të thellë dhe të sinqertë nga palët, situata mund të bëhet edhe më e vështirë!

​Shqipëria nuk është vetëm e disave dhe disa të tjerëve jo! Shqipëria nuk është vetëm e atyre që bërtasin, por nuk është as vetëm e atyre që mbajnë pushtetin! Shqipëria nuk është vetëm e atyre që nuk shohin asgjë tjetër përveç përplasjeve! Shqipëria nuk është as e atyre që nuk kuptojnë krizën që po kalon! Shqipëria nuk është vetëm e atyre që mbajnë pushtetin, por as e atyre që duan t'a marrin pushtetin! Shqipëria nuk është vetëm e atyre që përtej dijetarëve dhe ultimatumeve nuk shohin zgjidhje tjetër! Shqipëria nuk është as e atyre që nuk pyesin për ultimatume! ​Në këtë panoramë të zymtë kontrasti dhe tensionesh të vazhdueshme që kanë mbërthyer përditshmërinë tonë shoqërore, Tirana po kalon një ndër krizat më të vështira dhe sipas optikës time, nëse nuk ka reflektim të thellë dhe të sinqertë nga palët, situata mund të bëhet edhe më e vështirë! LEXO edhe...Sulmet e dhunshme ndaj Policisë e institucioneve/ Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë! Nisin hetimet për 13 persona (EMRAT) ​Për vite me radhë, hapësira jonë publike dhe politike është helmuar nga një logjikë përjashtuese, ku debati është degraduar në fushëbeteja të përditshme pa rregulla dhe pa parime. Nga njëra anë kemi strukturat e pushtetit që shpesh mbyllen në kullën e indiferencës institucionale, duke u shkëputur plotësisht nga realiteti i dhimbshëm i qytetarëve dhe duke mos dashur të pranojnë thellësinë e pakënaqësisë që vlon në bazë të shoqërisë; nga ana tjetër kemi pozicione radikale që besojnë se çdo gjë zgjidhet me ultimatume të prera, me tryeza të mbyllura interesi apo me përplasje të vazhdueshme frontale që nuk prodhojnë asgjë tjetër veçse shkatërrim. ​Kjo dinamikë e ngurtësuar ka krijuar një ndjesi mbytjeje kolektive. Qytetari i thjeshtë, ai që zgjohet çdo mëngjes me ankthin e mbijetesës dhe të së ardhmes së fëmijëve të tij, ndodhet i bllokuar mes dy zjarrve shkatërruese: mes atyre që duan të ruajnë me çdo kusht karrigen dhe privilegjet e pushtetit, dhe atyre që duan ta rrëmbejnë atë me çdo çmim, duke harruar se në këtë luftë pushtetesh, dëmi kryesor i shkaktohet vetë shtetit dhe bashkëjetesës sonë qytetare. Nuk bëhet fjalë thjesht për një krizë të radhës të numrave parlamentarë apo të debateve televizive që shuhen sapo ndizen ekranet; bëhet fjalë për një krizë të thellë besimi në themelet e shoqërisë sonë. Kur institucionet shurdhohen ndaj zërit të arsyes dhe kur shoqëria civile apo zërat e pavarur sulmohen apo instrumentizohen në varësi të interesave ditore, atëherë e gjithë struktura e vendit rrezikon të shembet nga themelet. ​Megjithatë, pikërisht në kulmin e këtij ngërçi mbytës, është jetike të kthejmë kokën pas, të marrim frymë thellë dhe të kujtojmë një të vërtetë të pacenueshme: Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, janë bijtë e saj, pavarësisht ku jetojnë. Shqipëria është Atdheu i të gjithëve dhe patriotizmit nuk matet me masën se kush bërtet më shumë ose qëndron më shumë! Patriotizmi i vërtetë sot nuk kërkon zhurmë shurdhuese, por urtësi burrështetase. Nuk do sakrifica të rreme prej fjalësh boshe, por gatishmëri morale për të lëshuar pe aty ku interesi i përbashkët kombëtar e kërkon me urgjencë. ​Për fat të keq, brenda kufijve tanë gjeografikë, polarizimi ka arritur një shkallë të tillë toksiciteti saqë palët e përfshira në konflikt e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo të hedhin hapin e parë drejt paqtimit. Këtu lind nevoja absolute për të parë përtej horizontit tonë të ngushtë lokal. Shqiptarët që jetojnë jashtë, përtej radhëve të llogoreve të këtij konflikti social, janë të shqetësuar për atë që po kalon Atdheu i tyre! Ata janë larguar fizikisht nga vendlindja për të kërkuar një jetë më të mirë, për të siguruar bukën e fëmijëve apo për të ndërtuar karriera në vende të tjera, por zemra, mendja dhe rrënjët e tyre kanë mbetur të lidhura pazgjidhshmërisht me këtë tokë. Pikërisht për shkak se ndodhen jashtë kësaj vorbulle të përditshme baltosjeje, presionesh politike dhe interesash klanore, ata ruajnë një qartësi vizioni, një objektivitet dhe një distancë kritike që fatkeqësisht u mungon aktorëve brenda vendit. ​Historia njerëzore dhe arti i madh i qeverisjes dhe diplomacisë na kanë dhënë ndër shekuj një mësim të qartë dhe të paneglizhueshëm: Dialogu është mekanizmi që ka sjellë paqe edhe në konflikte botërore dhe jo më në një konflikt social/politik që po kalon Shqipëria sot! Kur dy shtete në luftë të përgjakshme gjejnë fuqinë morale dhe politike të ulen në një tryezë për të shpëtuar popujt e tyre nga shkatërrimi, nuk mund të pranohet kurrë se një vend si Shqipëria nuk mund t'i japë fund një ngërçi të brendshëm përmes bisedës, arsyes dhe vullnetit të mirë të pjesëtarëve të vet. ​Ky dialog nuk mund dhe nuk duhet të jetë një monolog i radhës i diktuar nga lart apo një pazar i fshehtë tavolinash. Shqiptarët që jetojnë jashtë janë pjesë e natyrshme e Shqipërisë dhe duhet të bëhet pjesë e një diskutimi të gjerë dhe mbi palët për mundësitë reale për dialog që Shqipëria të dalë nga ky ngërç serioz që po kalon! ​Prandaj, kjo kohë kërkon një pjekuri të re kombëtare, një ripërtëritje të ndërgjegjes sonë qytetare. Shqiptarët që jetojnë jashtë njësoj si shqiptarët që jetojnë në Shqipëri kanë të drejtë të përfshihen në një proces të gjerë konsultimesh për të gjetur zgjidhje dhe garanci që kjo situatë të mbarojë! Ata nuk janë thjesht një numër statistikor në raportet e ekonomisë apo një burim të ardhurash, por një energji e pastër, një zë i matur dhe një mburojë morale që mund të ndihmojë fuqimisht në uljen e toneve të acaruara dhe në rikthimin e besimit se Shqipëria mund të drejtohet me mendje të ftohtë dhe me përgjegjësi të lartë qytetare. ​Kjo krizë e rëndë nuk do të marrë fund përmes urrejtjes apo mposhtjes së tjetrit, por vetëm atëherë kur të kuptojmë të gjithë së bashku se e ardhmja e këtij vendi nuk i takon as grupeve të privilegjuara të radhës, as atyre që duan ta djegin për ambiciet e tyre personale, por atyre që kanë guximin t'i shtrijnë dorën njëri-tjetrit përtej çdo ndarjeje, për të shpëtuar atë që na mban bashkë: Shqipërinë tonë. R.Xh/ReportTv.al alban daci protestat kunder qeverise proteste Tirane qeveria PS PD edi rama sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14337 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?