Lajme Zone
Alarmi për bombë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar specialistët xhenierë për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Alarmi për bombë në Durrës, reagon Policia: Janë njoftuar specialistët xhenierë për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij

Qyteti i Durrësit është zgjuar i alarmuar nga dyshimet për vendosjen e një bombë në lagjen nr.3.

Qyteti i Durrësit është zgjuar i alarmuar nga dyshimet për vendosjen e një bombë në lagjen nr.3. Policia në një reagim zyrtar bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.

Më tej thekson se janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, në lagjen nr. 3, është konstatuar në rrugë, një celular i lidhur me një objekt të dyshimtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për rastin.

Janë njoftuar specialistët xhenierë, për heqjen e objektit dhe verifikimin e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Top Channel