Lajme Zone
Alarm pranë klubit të golfit të Donald Trump/ Avionët luftarakë interceptojnë dy avionë civilë “New Jersey”
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm pranë klubit të golfit të Donald Trump/ Avionët luftarakë interceptojnë dy avionë civilë “New Jersey”

Dy avionë luftarakë amerikanë F-16 u ngritën për të interceptuar dy avionë civilë që kishin hyrë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë klubit privat të golfit të Presidentit Donald Trump në Bedminster, New Jersey.

Dy avionë luftarakë amerikanë F-16 u ngritën për të interceptuar dy avionë civilë që kishin hyrë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë klubit privat të golfit të Presidentit Donald Trump në Bedminster, New Jersey. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se avionët luftarakë u ngritën në ajër për të identifikuar dhe shoqëruar avionët civilë jashtë zonës së kufizuar të fluturimit. ICYMI: Trump’s Golf Club Airspace Breached Twice

Two general aviation aircraft were intercepted by NORAD F-16s after violating temporary flight restrictions over Trump’s golf club in Bedminster, New Jersey. NORAD said the FAA will determine whether the pilots entered the… pic.twitter.com/Bu70GP5DLv

— RT_India (@RT_India_news) August 10, 2026 Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë Fox News dhe New York Post, incidenti ndodhi në një distancë të shkurtër nga klubi i golfit i Trump, ku presidenti po qëndronte gjatë fundjavës. NORAD nuk dha detaje të mëtejshme mbi numrin e saktë të avionëve luftarakë të angazhuar në operacion dhe as mbi identitetin apo llojin e avionëve civilë që shkelën zonën e ndalim-fluturimit.

Vendosja e zonave të përkohshme të kufizimit të fluturimeve është një masë e zakonshme sigurie gjatë qëndrimit të presidentit amerikan në një zonë të caktuar. Shkelje të tilla ndodhin herë pas here, veçanërisht nga avionë të vegjël civilë, pilotët e të cilëve mund të mos jenë në dijeni të kufizimeve.

Pas incidentit, NORAD u rikujtoi pilotëve rëndësinë e kontrollimit të rregullt të NOTAM-ve (Njoftime për Pilotët), të cilat përmbajnë informacion mbi kufizimet dhe ndryshimet e përkohshme në hapësirën ajrore. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: avione SHBA