Rreziku për përhapjen e zjarreve pritet të jetë i lartë gjatë pasdites së sotme dhe përgjatë ditës së nesërme në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër niveli i rrezikut do të jetë i moderuar, ndërsa në Korçë parashikohet rrezik i ulët.
Megjithatë, në disa qarqe rreziku i lartë do të jetë i kufizuar në zona të caktuara. Konkretisht, bëhet fjalë për verilindjen e Kukësit, jugperëndimin e Dibrës, lindjen e Elbasanit, verilindjen e Beratit, perëndimin e Vlorës, si dhe veriun dhe jugun e Gjirokastrës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas parashikimit, situata pritet të jetë më e favorshme për përhapjen e zjarreve gjatë ditës së nesërme, edhe për shkak të kushteve meteorologjike.
Sa i përket reshjeve, gjatë pasdites së sotme priten reshje të dobëta, të shoqëruara me shtrëngata, në qarqet Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera reshjet pritet të jenë të dobëta deri lokalisht të dobëta.
Të premten nuk parashikohen reshje në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat gjatë ditës së nesërme pritet të luhaten nga 22°C deri në 35°C në zonat bregdetare, nga 20°C deri në 36°C në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore temperaturat do të variojnë nga 14°C deri në 29°C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore, për momente, mund të fitojë intensitet dhe të jetë e fortë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, veçanërisht në zonat pyjore dhe ato me bimësi të dendur. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet IGJEOzjarre

