Lajme Zone
Alarm për sigurinë kibernetike/ Thirrja e AKSK-së për institucionet dhe bizneset
TeknologjiCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm për sigurinë kibernetike/ Thirrja e AKSK-së për institucionet dhe bizneset

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar për dy cenueshmëri kritike në PHP, të cilat mund të lejojnë ekzekutimin e paautorizuar të kodit nga distanca (RCE). Autoriteti u bën thirrje institucioneve publike, bizneseve dhe administratorëve të sistemeve të instalojnë menjëherë versionet e korrigjuara për të shmangur rrezikun e komprometimit të sistemeve. Cenueshmëria e parë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar për dy cenueshmëri kritike në PHP, të cilat mund të lejojnë ekzekutimin e paautorizuar të kodit nga distanca (RCE).

Autoriteti u bën thirrje institucioneve publike, bizneseve dhe administratorëve të sistemeve të instalojnë menjëherë versionet e korrigjuara për të shmangur rrezikun e komprometimit të sistemeve.

Cenueshmëria e parë, CVE-2026-109618, lidhet me menaxhimin e memories dhe mund të krijojë mundësi për ekzekutimin e kodit në distancë. Ndërsa cenueshmëria e dytë, CVE-2026-109619, lidhet me një problem të njohur si “Use-After-Free”, që ndodh kur një program përpiqet të përdorë një zonë të memories pasi ajo është liruar.

Shfrytëzimi i këtyre dobësive mund të ekspozojë sistemet e prekura ndaj ndërhyrjeve të paautorizuara dhe të rrisë rrezikun për sigurinë e të dhënave dhe shërbimeve online.

Njoftimi i plotë: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të sigurisë kibernetike, informon mbi dy cenueshmëri kritike në PHP, të cilat mund të mundësojnë ekzekutimin e paautorizuar të kodit në distancë (RCE).

Cenueshmëritë e identifikuara:

CVE-2026-109618 – Cenueshmëri në menaxhimin e memories (Out-of-Memory), me potencial për ekzekutimin e kodit në distancë (RCE).

CVE-2026-109619 – Cenueshmëri në menaxhimin e gjendjes së brendshme të memories (Use-After-Free), me potencial për ekzekutimin e kodit në distancë (RCE).

Versionet e prekura dhe përditësimet përkatëse:

PHP 8.5.0 – 8.5.11 → PHP 8.5.12

PHP 8.4.0 – 8.4.26 → PHP 8.4.27

PHP 8.3.0 – 8.3.35 → PHP 8.3.36

PHP 8.2.0 – 8.2.34 → PHP 8.2.35

Versionet PHP 5.4 deri në 8.1 janë gjithashtu të prekura dhe nuk marrin përditësime zyrtare nga projekti PHP.

Si duhet të veproni?

• Verifikoni versionet e PHP-së që përdoren në sistemet dhe aplikacionet tuaja.

• Instaloni menjëherë versionet e korrigjuara ose përditësimet përkatëse të sigurisë nga ofruesi zyrtar.

• Për versionet e pambështetura, rekomandohet migrimi në versione të mbështetura të PHP-së.

• Krijoni kopje rezervë dhe monitoroni sistemet për aktivitete të dyshimta.

AKSK u bën thirrje të gjitha institucioneve, organizatave, bizneseve dhe administratorëve të sistemeve që të ndërmarrin masa të menjëhershme për adresimin e këtyre cenueshmërive dhe reduktimin e rrezikut të komprometimit të sistemeve të tyre. Disa faqe interneti të qeverive dhe bizneseve në Europë u mbyllën sot, pasi u lëshua një përditësim kritik i softuerit për shkak të dobësive në gjuhën e programimit. Zhvilluesit e gjuhës së programimit PHP, e cila përdoret gjerësisht në të gjithë internetin, thanë të mërkurën se një sërë përditësimesh të reja që rregullojnë dy dobësi kritike të identifikuara më parë ishin tani aktive.

Faqet e internetit të lidhura me qeveritë franceze, daneze, finlandeze dhe holandeze duket se u mbyllën të mërkurën, ndërsa organizatat u përpoqën të mbronin sistemet e tyre nga hakerimi. Disa prej tyre tani janë rikthyer në funksion. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.