Lajme Zone
Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online në të gjithë Evropën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Alarm për sigurinë kibernetike, mbyllen përkohësisht disa faqe online në të gjithë Evropën

Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online.

Disa institucione dhe organizata në Evropë kanë çaktivizuar përkohësisht faqet e tyre të internetit pas zbulimit të dy dobësive kritike të sigurisë në PHP, një gjuhë programimi që përdoret gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe shërbimeve online. Mes institucioneve që kanë marrë masa janë qeveria e Finlandës, Këshilli Bashkiak i Edinburgut dhe disa faqe të programeve të BBC-së, përfshirë “Doctor Who” dhe “The Traitors”. Edhe në Holandë janë çaktivizuar disa faqe zyrtare, mes tyre ajo e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike dhe e Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin. LEXO edhe...Raporti i DASH: Shqipëria arriti të frenojë sulmet kibernetike iraniane! Ndihma amerikane dha rezultate, por duhet më shumë mbështetje Dobësitë u identifikuan në PHP dhe një përditësim për rregullimin e tyre u publikua të mërkurën pasdite. Autoritetet e sigurisë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, Australi dhe Japoni u kanë bërë thirrje organizatave që përdorin këtë teknologji të instalojnë sa më shpejt përditësimet e sigurisë. Ekspertët paralajmërojnë se këto dobësi mund t’u japin hakerave mundësinë të ndërhyjnë në sistemet informatike pa pasur nevojë të identifikohen paraprakisht. Kjo mund të çojë në instalimin e programeve keqdashëse ose në nxjerrjen jashtë funksionit të faqeve të internetit. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar ka këshilluar që organizatat që nuk mund ta rregullojnë menjëherë problemin të shqyrtojnë mundësinë e çaktivizimit të përkohshëm të sistemeve të prekura, derisa të sigurohen se rreziku është eliminuar. Eksperti i sigurisë kibernetike Don Smith, nga kompania Sophos, tha për BBC-në se këto dobësi mund të kthehen në objektiv të rëndësishëm për sulmuesit. Sipas tij, sfida nuk është vetëm instalimi i përditësimit, por edhe identifikimi i të gjitha sistemeve dhe programeve ku përdoret PHP, pasi në shumë raste organizatat mund të mos e dinë se teknologjia është pjesë e shërbimeve të tyre. Ndërkohë, drejtori i teknologjisë në kompaninë Cloudflare, Dane Knecht, bëri të ditur se janë vërejtur shenjat e sulmeve të para dhe se po përditësohen masat mbrojtëse për t’iu përgjigjur mënyrave të reja të sulmit. Ende nuk është përcaktuar plotësisht se cilat versione të PHP-së janë prekur. Sipas CERT-EU, dobësitë mund të ndikojnë në versionet nga PHP 5 e tutje, i cili u publikua në vitin 2004. PHP përdoret për të mundësuar funksionimin e shumë faqeve të internetit, platformave dhe shërbimeve online. Edhe pse jo të gjitha faqet mbështeten në këtë teknologji, ajo është një nga gjuhët e programimit të përdorura gjerësisht në internet. Autoritetet u bëjnë thirrje organizatave që të instalojnë përditësimet e nevojshme dhe të kontrollojnë sistemet e tyre për shenja të mundshme ndërhyrjeje, pasi rreziku mund të vazhdojë edhe pas rregullimit të dobësive. Xh.K/ReportTv.al siguria kibernetike Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10013 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?