BULLGARI – Kryeministri bullgar Rumen Radev ka dënuar ashpër sulmin me dronë detarë dhe ajrorë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, njëra prej të cilave është fsur. Autoritetet vijojnë kërkimet për anëtarët e zhdukur të ekuipazhit, ndërsa deri më tani nuk është identifikuar përgjegjësi për sulmin. “Një sulm i tillë brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë është absolutisht i papranueshëm”, deklaroi Radev, duke e cilësuar ngjarjen si një shkelje flagrante të së drejtës detare. Sipas kryeministrit bullgar, sulmi ndodhi rreth orës 03:00 me orën lokale, afërsisht 70 milje detare në lindje të qytetit të Byalës. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e lundrimit dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të konfliktit në Ukrainë. Radev paralajmëroi se, nëse lufta nuk merr fund, pasojat mund të shtrihen përtej kufijve të Ukrainës, duke shtuar rrezikun e një konflikti me përmasa globale. Ai theksoi se sulmet po e vështirësojnë ndjeshëm lundrimin në Detin e Zi, po rrisin kostot e sigurimit dhe po krijojnë pasiguri për transportin detar ndërkombëtar. BE-ja në mbështetje të Bullgarisë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi sulmet ndaj anijeve civile dhe shprehu solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian me vendet anëtare në krahun lindor.
“Anijet tregtare dhe ekuipazhet e pafajshme po bëhen objektiv, ndërsa jetë njerëzish kanë humbur tashmë në det”, deklaroi ajo, duke e cilësuar situatën në Detin e Zi si gjithnjë e më shqetësuese.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për ekuipazhin e anijes së fsur. Radev siguroi se përparësi mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore, pavarësisht se kujt i përkasin anijet që lundrojnë në zonën ekonomike bullgare.
Tensionet në Detin e Zi po rriten
Kryeministri bullgar paralajmëroi gjithashtu se Sofja nuk do të lejojë që bregdeti i vendit të vihet në rrezik. Ai përmendi edhe rastin e anijes së mallrave Emil, e goditur nga dronë rusë në gusht dhe që tashmë po zhvendoset drejt ujërave bullgare. Moska e kishte konfirmuar sulmin, duke pretenduar se anija transportonte pajisje ushtarake për Ukrainën.
Sulmi i fundit vjen një ditë pasi një anije mallrash në pronësi turke, e cila transportonte drithëra në Detin e Zi, u godit nga të paktën një dron, mori flakë dhe u fs.
Autoritetet bullgare kanë mbledhur një takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të ministrive të Mbrojtjes, Brendshme, Transportit dhe Mjedisit, si dhe të shërbimeve të sigurisë, për të vlerësuar situatën dhe rreziqet për vendin.
Për momentin, asnjë palë nuk është fajësuar zyrtarisht për sulmin ndaj dy anijeve, ndërsa zhvillimet e fundit shtojnë shqetësimet për sigurinë e transportit tregtar në Detin e Zi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: alarm bullgaria Deti i Zi

