Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet se fshehu në emër të tij 2 vilat e Ballukut, Igli Tare pyetet për 5 orë në SPAK (VIDEO)


Për më shumë se 5 orë, Igli Tare u pyet në Prokurorinë e Posaçme nga agjentë të Byrosë Kombetare të Hetimit këtë të hënë. 12 ditë pasi SPAK sekuestroi një tjetër vilë të fshehur në Palasë të Belinda Ballukut, ish-futbollisti i kombëtares Igli Tare u paraqit bashkë me avokatin.

TIRANË- Për më shumë se 5 orë, Igli Tare u pyet në Prokurorinë e Posaçme nga agjentë të Byrosë Kombetare të Hetimit këtë të hënë. 12 ditë pasi SPAK sekuestroi një tjetër vilë të fshehur në Palasë të Belinda Ballukut, ish-futbollisti i kombëtares Igli Tare u paraqit bashkë me avokatin. Marrja në pyetje nisi që prej orës 10:00 dhe përfi rreth orës 15:00, me Taren që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash. Vila për të cilën dyshohet se është thirrur Tare është e dyta që iu sekuestrua Ballukut, të cilat SPAK dyshon se i kishte fshehur në emër të tij. Vila ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë dhe ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vila dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e cila u shpall fituese, së bashku me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milionë eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. LEXO EDHE:Takimi i parë me kreun e SPAK, ambasadorja e BE: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE Më herët, SPAK kishte sekuestruar një tjetër vilë në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, gjithashtu të regjistruar në emër të Igli Tares. Prokuroria e Posaçme dyshon se Balluku e ka përfituar këtë pronë si ryshfet në këmbim të favorizimit të kompanisë së ndërtimit “Eurocol” në dy tenderë për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol-it, me vlerë mbi 1 milion euro, në kohën kur ajo drejtonte institucionin. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Igli Tare spak belinda balluku SPAK heton Ballukun Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.2% Nuk e di 5% Vota total: 6311 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?