Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzohet për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve/ Arrestohet 32-vjeçari. Tentoi të fshihej duke u prezantuar me identitet të rremë


Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Rinas, pasi rezulton i dënuar për trafik narkotikësh. Në momentin e ndalimit A.Sh., u prezantua me një emër tjetër. Ai akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Rinas, pasi rezulton i dënuar për trafik narkotikësh.

Në momentin e ndalimit A.Sh., u prezantua me një emër tjetër.

Ai akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. DVP Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet në Kosovë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 32-vjeçari. Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë, ky shtetas është prezantuar me identitet tjetër, për të shmangur identifikimin dhe arrestimin e tij. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës, Kosovë, ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 32-vjeçarit, në Kosovë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb