Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kimberly Guilfoyle të japë dorëheqjen nga detyra e ambasadores së SHBA-së në Greqi, pas një sërë raportimesh për shkelje të dyshuara, bëri të ditur të martën sekretarja e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN. “Ne i kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqjen”, deklaroi Katie Zacharia gjatë konferencës së saj të parë për shtyp.“Ajo ka qenë një aset i shkëlqyer për ekipin dhe i urojmë suksese”, shtoi Zacharia.Përfaqësuesit e Guilfoyle nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment të martën.Largimi i saj vjen pas raportimeve se ajo kishte kërkuar para në këmbim të sigurimit të aksesit te zyrtarë të administratës përpara konfirmimit të saj në detyrë, kishte pranuar dhurata luksoze gjatë kohës si ambasadore dhe kishte përfshirë në takime zyrtare një lobist të një kompanie greke ndërtimi.Avokatët e Guilfoyle kanë mohuar akuzat se ajo kishte kërkuar para dhe kanë deklaruar se raportimet për udhëtimet e saj ishin çorientuese. Ata shtuan se ajo kishte respektuar kërkesat federale për pranimin dhe deklarimin e dhuratave.Guilfoyle, e cila ishte e fejuar për katër vjet me djalin e madh të Donald Trump, Donald Trump Jr., bëri betimin si ambasadore në shtator të vitit 2025.Eric Deters, një ish-donator i Trumpit, deklaroi se Guilfoyle i kishte kërkuar përmes një mesazhi telefonik t’i transferonte 100 mijë dollarë për të shlyer detyrimet e një karte American Express, në ditët përpara konfirmimit të saj nga Senati. Sipas Deters, ajo i kishte premtuar se do të ishte mbështetësja e tij e palëkundur në administratën Trump nëse ai do ta bënte këtë.“Nuk ka asnjë dyshim se bëhej fjalë për një shkëmbim favori kundrejt pagesës”, i tha Deters gazetarit të CNN, Jake Tapper, javën e kaluar.Deters tha se nuk ia transferoi paratë Guilfoyle, pasi në atë kohë nuk kishte likuiditetin e nevojshëm financiar.Në një deklaratë për CNN, avokatët e Guilfoyle thanë se Deters i detyrohej asaj para për fjalime dhe shërbime konsulence, duke i cilësuar deklaratat e tij të pavërteta.“Kur zonja Guilfoyle po përgatitej të linte jetën private për t’i shërbyer publikut, ajo bëri atë që do të bënte çdo profesionist: u përpoq të shlyente detyrimet e papaguara ndaj saj. T’i kërkosh një klienti të paguajë për punën e kryer nuk është korrupsion. Është e kundërta e korrupsionit”, deklaruan avokatët e saj.Të hënën, Trump konfirmoi se po shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të Guilfoyle.“Po e shqyrtojmë këtë mundësi, po. Nuk jemi të kënaqur”, u tha Trump gazetarëve teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ishte duke udhëtuar drejt Greqisë kur The Wall Street Journal publikoi raportimet e para për skemën e dyshuar të Guilfoyle, ku favorizimi pretendohet se bëhej në këmbim të pagesave. Guilfoyle mori pjesë në disa aktivitete me Rubion, i cili në atë kohë refuzoi të komentonte mbi raportimet.Më herët, The Wall Street Journal kishte raportuar edhe për përpjekjet e dyshuara të Guilfoyle për të promovuar një kompani greke të energjisë në kuadër të marrëveshjeve energjetike në rajon.Gjatë vizitës në Athinë, Rubio e vlerësoi Guilfoyle si një “ambasadore të fortë këtu” dhe hodhi poshtë pyetjet lidhur me raportimet për shkeljet e dyshuara të saj.“Ju mendoni se, vetëm sepse një burim ju ka thënë diçka dhe ju e keni raportuar, kjo është e vërteta absolute. Nuk është e vërteta absolute. Për mua nuk është e tillë. Nuk funksionojmë në këtë mënyrë”, deklaroi Rubio përpara se të hipte në avion për t’u larguar nga Greqia, ndërsa Guilfoyle e dëgjonte.Raportimet shkaktuan pikëpyetje dhe thirrje për hetime nga demokratët në Kongresin amerikan. Gregory Meeks, përfaqësuesi më i lartë i demokratëve në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kërkoi që Guilfoyle të paraqitej përpara komisionit.“Duhet të përcaktohet nëse ambasadorja Guilfoyle ka kërkuar fonde edhe nga ndonjë burim tjetër”, deklaroi Meeks.Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm (OIG) e Departamentit amerikan të Shtetit po heton Guilfoyle në lidhje me akuzat për shkelje, bëri të ditur një burim i njohur me procesin. Afrimiteti me Ramën
Kimberly Guilfoyle ka treguar marrëdhënie të afërta zyrtare me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të marrëveshjeve të rëndësishme energjetike në Ballkan. Ajo ka vizituar Tiranën për takime me Ramën, ku ranë në sy pritjet e përzemërta dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje historike 20-vjeçare prej 6 miliardë dollarësh për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror (LNG) nga SHBA drejt Shqipërisë (përmes terminalit të Vlorës Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

