Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pretendimeve se qeveria shqiptare mund të ketë rol në mbylljen apo bllokimin e llogarive në Instagram.
Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë një reagim të Blerim Gjeladinit, i cili argumenton se qeveritë nuk kanë akses të drejtpërdrejtë apo “backdoor” në sistemet e Meta-s për të mbyllur llogari sipas dëshirës.
“Tani le ta bëjnë edhe këtë patronazhist, po më parë të shohin foton3”, shkruan Rama. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në reagimin e publikuar nga kryeministri thuhet se pretendimi se një qeveri mund të hyjë drejtpërdrejt në sistemet e Instagramit dhe të urdhërojë mbylljen e llogarive është i gabuar. Sipas këtij argumenti, kërkesat e qeverive dhe autoriteteve për ndërhyrje në platformat e Meta-s kalojnë në proces shqyrtimi.
Në postim përmendet gjithashtu “Coordinated Inauthentic Behavior” (CIB), mekanizmi që Meta përdor për të identifikuar dhe hequr rrjete llogarish që koordinohen në mënyrë joautentike për të manipuluar aktivitetin apo perceptimin në platformat e saj.
Mes arsyeve të tjera përmenden përdorimi i profileve artificiale, bot-eve, shkeljet e rregullave të platformës, privatësisë dhe të drejtave të autorit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Ramainstagram

