SPAK ka përfunduar hetimet për çështjen e Onkologjikut, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Sipas raportimit, hetimet janë mbyllur dhe veprat penale për të cilat është proceduar çështja lidhen me nenin 259 dhe nenin 25 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe kryerjen e veprës penale në bashkëpunim.
Në total janë tre të pandehur. Mes tyre mjeku Edmond Gashi, Emiljano Lela dhe Mustafa Xhepmeta. Top Channel

