Lajme Zone
Akuzat e Veliajt, Rama në Asamble: Bisedat me Toni Gogun të sajuara! Ndreca gënjen, çfarë haku po merr ndaj PS-së? Të ikë nga partia e të bëjë avokatin
PolitikëShqiptarja

Akuzat e Veliajt, Rama në Asamble: Bisedat me Toni Gogun të sajuara! Ndreca gënjen, çfarë haku po merr ndaj PS-së? Të ikë nga partia e të bëjë avokatin

Të qenit në izolim e amnistoi Erion Veliajn nga përjashtimi nga Partia Socialiste, duke mbetur anëtar i thjeshtë, pa asnjë pozicion drejtues.

Të qenit në izolim e amnistoi Erion Veliajn nga përjashtimi nga Partia Socialiste, duke mbetur anëtar i thjeshtë, pa asnjë pozicion drejtues. “Nuk përjashtohet se ka një element human, se i ka duart e lidhura. Në rast të kundërt do të ishte jashtë”, mësohet të jetë shprehur Rama në Asamblenë e PS-së. Por kryesocialisti kërkoi përjashtimin nga partia të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt. Sipas burimeve të Report Tv, Rama akuzoi Ndrecën dhe Veliajn se po gënjenin lidhur me akuzat që kanë hedhur në publik se Veliaj është kërcënuar me rëndim të pozitës penale dhe se i është kërkuar dorëheqja nga drejtimi Bashkisë së Tiranës. LEXO EDHE:Iu besua drejtimi politik i Tiranës bashkë me Demon, Koçiu pas Asamblesë së PS: Vijojmë punën në çdo lagje e njësi për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhje “Ndreca në të gjitha daljet publike gënjen. Nuk e kuptoj se çfarë haku po merr ndaj PS-së, e cila e ka vënë në pozita të larta e deputet. Gënjejnë që të dy. E kanë për nevojat e tyre apo jo, kjo është historia e tyre. Nuk e meriton PS-ja gjithë këtë që po i bëjnë”, mësohet të ketë thënë Rama. “Gënjen për takimin me mikun e bashkëpunëtorin më të ngushtë, madje me pastorin”, mësohet të jetë shprehur gjithashtu kryeministri. Ai kundërshtoi edhe pretendimet e Veliajt për bisedat me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. “Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara të Veliajt me ministrin Gogu, janë të sajuara”, mësohet të ketë deklaruar Rama. Rama mësohet të jetë shprehur “Plarent Ndreca, anëtar i kësaj partie që po i bëka persekutim. Atëherë të ikë nga kjo parti e të bëjë avokatin. Nuk ka më lidhje me këtë parti, do të jetë jashtë kësaj partie.” Lajmi kryesor: Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali i shpëton përjashtimit nga partia (DEBATET) SI.E. A.Hl Shqiptarja.com TAG: asambleja e PS Plarent Ndreca erion veliaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 69.1% Të gabuar 24.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 551 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?