Lajme Zone
Akuzat e Ballës për vilën/ Reagon Shehaj: E ka dërguar Rama
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Akuzat e Ballës për vilën/ Reagon Shehaj: E ka dërguar Rama

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas akuzave nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Në reagimin e tij, Shehaj pretendon se kryeministri Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën të hetojë vilën dhe shtëpitë e tij të reja dhe të vjetra, që sipas tij i ka të blear me para të fituara me punë të ndershme. Shehaj thekson se nuk ia mbyllin dot gojën. “Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën te vila ku pushojnë në verë gruaja ime dhe fëmijët e mi. Ka marrë me radhë shtëpitë e mia, të vjetra dhe të reja. Të gjitha të blera me para të fituara me punë të ndershme. Të gjitha të deklaruara në dy shtete, në Itali dhe në Shqipëri.

Dijeni sot e përgjithmonë: nuk ma mbyllni dot gojën! As me 1000 Taulantë, as me kriminelë, as me oligarkë e as me filmime alla mafiozësh.

Kur vendosa t’i futem kësaj rruge, e bëra pikërisht sepse dua t’i jap fund mafies së pushtetit tuaj”, shkruan Shehaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.