Në Korçë është çelur edicioni i 13-të i “KokoFest” duke sjellë në skenë aktorë, regjisorë dhe trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare. Nëntë shfaqje do të garojnë në festival, nga komedia dramatike te komedia e zezë dhe tragjikomedia. Këtë vit, vëmendje i është kushtuar edhe artistëve të rinj dhe studentëve. LEXO edhe...‘Dola për një shëtitje’- Piktura bashkon 11 artistë në Korçë! Ekspozita, e frymëzuar nga jeta e përditshme e qytetit “Janë shfaqje që gjatë gjithë vitit kanë qarkulluar në të gjitha trevat shqiptare. Do të kemi produksione nga Vlora, Tirana, etc. Kemi dhe të rinjtë pjesë e festivalit”, tha aktorja Zamira Kita, organizatore e “Koko Fest” Mes emrave të njohur të skenës shqiptare janë Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka dhe Viktor Zhusti. Në konkurrim vjen edhe një vepër e Edward Albee, me regji të Violeta Trebickës. “Shfaqja titullohet nga “Ne të dy” është një komedi e zeze që ka mesazhin se martesa e sukseseshme prodhon dy personalitete”, tha Trebicka. “Koko Fest” shihet edhe si një mundësi për bashkimin e brezave të artistëve dhe zhvillimin e talenteve të reja. Deri më 6 shtator, Korça do të jetë kryeqendra e teatrit dhe humorit, me një publik që vijon të mbajë gjallë dashurinë për artin skenik. R.D/E.H/ReportTv.al zamira kita kokofest Korce Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.8% Vota total: 5316 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
