Një tjetër vatër zjarri është aktivuzar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë. Flakët vijojnë të përparojnë në terren, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte. Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen. Pamjet nga terreni tregojnë se zjarri vijon të jetë aktiv dhe i dukshëm nga distanca. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Selenicës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
