Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në zonën e Margëlliçit, në Patos.
Tetë mjete zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.
Terreni i vështirë kodrinor dhe era po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse. Forcat në terren vijojnë punën për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet patoszjarr
