Lajme Zone
KulturëShqiptarja

Aktivitetet kulturore/ Simfonia e Beethovenit në skenën e TKOB, Festivali ndërkombëtar i muzikës folklorike në Tiranë


Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.TRYEZË SHKENCORE NË 100-VJETORIN E LINDJES SË TREBESHINËS Një tryezë shkencore dhe ekspozitë tematike në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Kasëm Trebeshina do të mbahet të mërkurën në orën 11:00, në Qendrën "Sotir Kolea" të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Aktiviteti do të mbledhë studiues, pedagogë dhe njohës të veprës së autorit për të diskutuar kontributin e tij në letërsinë shqipe, ndërsa ekspozita do të prezantojë botime, dokumente dhe materiale nga fondet e Bibliotekës Kombëtare. 2.SIMFONIA E 9-TË E BEETHOVENIT, KONCERT NË SKENËN E TKOB-IT LEXO EDHE:Aktivitetet kulturore/ Festivali ndërkombëtar i muzikës folklorike në Tiranë! ‘Vuoto’, ekspozitë te Galeria e Artit Një nga kryeveprat e muzikës klasike botërore, Simfonia Nr. 9 e Ludwig van Beethoven, do të interpretohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, mbrëmjen e kësaj tw marte në orën 20:00. Në koncert marrin pjesë Orkestra e TKOB-it, Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Fac Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshi. 3. DRAMA “PALLTOJA”, LEXIM SKENIK TE MUZEU ETNOGRAFIK NË DURRËS Një lexim skenik i dramës me një akt "Palltoja", me tekst të Ilir Pajës dhe ne nterpretim nga aktorët Xhejni Fama, Jaho Guma dhe Alesia Xhemalaj dhe me kurim artistik nga Andia Xhunga do të vijë të mërkurën në orën 19:00 në Muzeun Etnografik të Durrësit. 4. FESTA E TAVËS SË ELBASANIT/ RECETA, GASTRONOMI E TRADITË Festa e Tavës, një aktivitet kushtuar një prej pjatave më përfaqësuese të gastronomisë shqiptare do të vijë nesër në qytetin e Elbasanit. Në festival marrin pjesë shefa kuzhine, amvisa, amatorë, turistë dhe të apasionuar pas kulinarisë, të cilët do të ndajnë receta, përvoja dhe do të marrin pjesë në degustime të dedikuara traditës dhe trashëgimisë gastronomike shqiptare. 5. “FREQUENZA LIBRARIA”, MUZIKË E ART TE “N'DRITËRO” NË TIRANË “Frequenza Libraria”, një mbrëmje që bashkon muzikën klasike me artin bashkëkohor do të organizohet tw mwrkurwn te libraria “N’Dritëro” në Tiranë. Programi nis me një interpretim nga një kuartet me harqe dhe vijon me një set tangoje elektronike nga Mr. Interface, duke krijuar një ndërthurje mes muzikës, librave dhe arteve vizuale. 6. FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I MUZIKËS FOLKLORIKE NË TIRANË Nga mbrëmja e sotme prej orës 20:30 deri më 16 korrik, Teatri i Hapur “Mirush Kabashi” do të mirëpresë Ferstivalin Ndërkombëtar të Muzikës Folklorike në Tiranë (International Folk Festival Tirana 2026), ku grupe folklorike nga vende të ndryshme të botës do të sjellin në skenë muzikën, vallet dhe kostumet tradicionale. Për tre net me radhë, festivali synon të promovojë dialogun mes kulturave dhe të përcjellë vlerat e trashëgimisë folklorike përmes një atmosfere festive. SI.E./B.G/Shqiptarja.com TAG: rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës:

14 Korrik, 12:01

Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.8% Të gabuar 85.9% Nuk e di 3.4% Vota total: 1748 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?