Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ 'Festa e Miqësisë' çelet sonte në Berat! Frekuencë Outdoors dhe Indoors në Tiranë
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ 'Festa e Miqësisë' çelet sonte në Berat! Frekuencë Outdoors dhe Indoors në Tiranë

“Epja Zot Nikaj-Mërturit” është koncerti që do të mbahet nesër, më 25 korrik në orën 11:00, në Lekbibaj, Nikaj-Mërtur në Tropojë.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “ETERA SONORE”, KONCERTI ME MUZIKË KLASIKE NË DURRËS LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ 'Etera Sonore' mbrëmje dedikuar muzikës klasike në Muzeun Etnografik, Durrës! ‘Vala fest’ vjen në Shëngjin “Etera Sonore”, një mbrëmje dedikuar muzikës klasike në ambientin e Muzeut Etnografik do të vijë në Muzeun Etnografik të Durrësit, sot në orën 20:00. Në skenë do të ngjitet Kuinteti i Harqeve me Laura Llozin dhe Fatos Bardullën në violinë, Arben Llozin në violë, Dorina Laron në violonçel dhe Artur Stafhasanin në kontrabas. Koncerti do të drejtohet artistikisht nga Olta Juba dhe do të sjellë vepra të Mozart, Bach, Boccherini, Shostakovich, Piazzolla, Gardel dhe kompozitorë të tjerë. 2. “VALA FEST” MBËRRIN NË SHËNGJIN, DY NETË ME MUZIKË E RITME Sonte dhe nesër, bregdeti i Shëngjinit do të mirëpresë “Vala Fest”, një festival muzikor që premton dy net me ritme, energji dhe atmosferë verore. Në skenë do të interpretojnë Luiz Ejlli, Soni Malaj, Klea Marku, David Dreshaj dhe artistë të tjerë. 3. “FESTA E MIQËSISË” NË BERAT, MUZIKË LIVE DHE ARGËTIM Nga sonte deri më 26 korrik, Sheshi “Teodor Muzaka” në Berat do të jetë qendra e “Festës së Miqësisë 2026”. Programi përfshin muzikë live dhe aktivitete festive, ndërsa publiku do të argëtohet me performancat e Endri e Stefi, Devis Xherahut, Lorenc Hasramës dhe Gerta Mahmutajt, Rea Nuhut, Fjorelës dhe Valdrin Mustafës. 4. “EPJA ZOT NIKAJ-MËRTURIT”, KONCERT NË LEKBIBAJ NË TROPOJË “Epja Zot Nikaj-Mërturit” është koncerti që do të mbahet nesër, më 25 korrik në orën 11:00, në Lekbibaj, Nikaj-Mërtur në Tropojë. 5. “FREKUENCË OUTDOORS & INDOORS”, RITME DHE MUZIKË NË TIRANË Sonte zhvillohet në Tiranë aktiviteti “Frekuencë Outdoors & Indoors”, i organizuar në dy skena. Programi nis në orën 20:00 me performancat e Redo aka IVI & CUC në ambientin e jashtëm. Nga ora 21:00 deri në mesnatë, muzika vazhdon paralelisht në skenën e jashtme dhe të brendshme me Legoff, Gurthang dhe Brnø. Pas mesnate, aktiviteti vijon vetëm në ambientin e brendshëm deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa pishina do të jetë e hapur deri në mesnatë. 6. FESTA E ROSKOVECIT, NJË JAVË AKTIVITETE NË SHESHIN “BAZAAR” Roskoveci nis sonte festimet tradicionale, të cilat do të zgjasin deri më 31 korrik. Çdo mbrëmje, nga ora 21:00 deri në 23:00, Sheshi “Bazaar” do të mirëpresë aktivitete festive dhe artistike për banorët dhe vizitorët në Festën e Roskovecit. 7. “ZA FEST”, TRI NET ME MUZIKË DHE SPEKTAKËL NË SHKODËR Në Shkodër rikthehet edhe këtë vit “Za Fest”, festivali që prej një dekade shoqëron netët e verës me muzikë dhe spektakël. Aktiviteti zhvillohet më 23, 24 dhe 25 korrik, duke sjellë tri mbrëmje me artistë dhe performanca në atmosferën karakteristike pranë Kalasë së Rozafës. 8. “VERË DHE PORTOKALLE”, PORTOKALLI SHOW NDALON NË FIER Një mbrëmje plot humor, energji dhe emocione do të sjellë “Verë dhe Portokalle – Portokalli Show” në Fier, mbrëmjen e nesërme me Kiara Titon dhe trupën e Portokallisë. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.9% Nuk e di 8% Vota total: 5877 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?