Një grup protestuesish janë grumbulluar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku janë shënuar disa momente tensioni me policinë. Protestuesit janë shtyrë herë pas here me efektivët, ndërsa janë raportuar edhe disa shoqërime. Protestës i është bashkuar edhe aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, e cila shprehu mbështetjen për lëvizjen “Flamingo” dhe akuzoi autoritetet për dhunë dhe represion ndaj protestuesve. "Vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh", tha ajo. LEXO EDHE:Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes 5-ditore, Alfred Hoxha përfn në duart e 'Shqiponjave' në Tiranë Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 21:13 Tërhiqet policia nga bulevardi, një numër i vogël protestuesish vijon të qëndrojë në zonë Efektivët janë larguar nga bulevardi, ndërsa një numër i vogël protestuesish vijon të qëndrojë në zonë.Pas tërheqjes së forcave të policisë, situata paraqitet me më pak pjesëmarrës, ndërsa grupi i protestuesve që kanë mbetur vijojnë të qëndrojnë në bulevard. A.C/Shqiptarja.com Share Ora 20:12 Policia largon protestuesit nga Bulevardi, hidhet spray lotsjellës ndaj tyre (VIDEO) Policia po largon protestuesit nga Bulevardi, ndërsa situata është tensionuar në momentin e ndërhyrjes, ku ka pasur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.Këta të fundit kanë hedhur ndaj tyre spray lotsjellës, ku sipas raportimeve protestuesit nuk po kryenin veprime shqetësuese. A.C/Shqiptarja.com Share Ora 19:26 Aktivistja suedeze Greta Thunberg në Tiranë, mbështet protestën e 'Flamingove' dhe akuzon policinë për dhunë (VIDEO) Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së grupit “Flamingo” përpara Kryeministrisë në Tiranë. Në një deklaratë nga protesta, ajo shprehu mbështetjen për lëvizjen, e cila ndodhet në ditën e 173-të të saj."Ndodhemi aktualisht në Tiranë, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë të Revolucionit Flamingo. Populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit tënd te fuqitë imperialiste dhe të ngrihesh kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe vetëm pse kanë ushtruar të drejtën dhe lirinë e tyre për të protestuar, protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh" tha ajo. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 18:45 Policia largon protestuesit nga bulevardi, gruaja përplaset me efektivët (VIDEO) Policia ka ndërhyrë në bulevard, duke larguar protestuesit dhe duke liruar rrugën për qarkullimin e automjeteve.Gjatë ndërhyrjes janë shënuar momente tensioni dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.Ndërkohë, në pamjet e siguruara shihet një protestuese duke debatuar me policinë. A.C/Shqiptarja.com Share P.J / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Kazai: 19/11/2026 20:16 Po kjo shurra cfare do ne Shqiperi apo ska me vendevku te beje rremuje Përgjigju Arta: 19/11/2026 18:57 Po ik moj debile se ju doli boja njerzit do te levizin me makine te bejne punet e tyre cfare kusuri kan nga ju qe skeni pune e dilni pernate aty,policet jane aty te bejne punen e tyre,se ty nuk te lene te shkosh ne pune apo kur kthehesh nga puna e te bllokojne rrugen cfare do beje Përgjigju Sondazhi i ditës:
18 Nëntor, 11:04
A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.7% Jo 29.6% Nuk e di 8.6% Vota total: 1657 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
